Dhimbje shpine, shtrëngimi rreth gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje: Të gjitha këto janë shenja të reçipetave të papërshtatshme.

-Por si ta kuptoni që problem gjendet realisht tek ato?

-Si ta dini se jeni duke përdorur recipeta më të ngushta seç duhet?

Lëkura juaj është e irrituar

Reçipetat e ngushta mund të shkaktojnë një mori problemesh të lëkurës, përfshirë folikulitin, dermatitin dhe skuqjen.

I rregulloni vazhdimisht gjatë ditës

Ju mund ta gjeni veten duke rregulluar vazhdimisht shiritat ose brezin, ndërsa sytjenat zhvendosen me lëvizjen tuaj.

Mund të ndjeni reflukse

Veshjet e ngushta mund të rrisin presionin intra-abdominal deri në atë pikë sa mund të përjetoni refluks acidi.

Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit

Problemi më i zakonshëm i përshtatjes së sytjenave janë rripa të ngushtuar dhe kupa të lirshme. Kjo rezulton në recipeta që nuk janë mbështetëse, të pakëndshme dhe çon në çështje të tilla si dhimbja e shpatullave dhe shpinës.

Le të hedhim poshtë një mit të madh: Nuk ka madhësi "të mirë" ose "të keqe". Madhësia e duhur e sytjenave për ju është ajo në të cilën ndiheni më mirë.