Shumë mjekë ende nuk e besojnë që një bakter apo një infeksion i zakonshëm tek fëmijët mund të shkaktojë probleme psikiatrike.

Por disa raste kanë bërë që shkencëtarët kanë filluar ta studiojnë. Rreth gjysma e pediatërve thanë se nuk kishin dëgjuar kurrë për këtë sëmundje.

I tillë është rasti që do të lexoni më poshtë:

Ishte një ditë me diell në shtator 2007 kur Garrett Pohlman, atëherë shtatë vjeç, u kthye nga shkolla. Duke qarë, ai paralajmëronte nënën e tij se elektriciteti po dilte nga prizat elektrike të shtëpisë. Nëse do të dilnin jashtë shtëpisë kishte frikë se zogjtë do t`i vrisnin të dy. Këto fjalë u shoqëruan me lëvizje të çuditshme të fytyrës. Djali nxirrte gjuhën jashtë dhe tundte krahët dhe këmbët. Një ditë më parë, Garrett kishte qenë një djalë normal. Sot kishte paranoja.

Një skaner zbuloi një infeksion bakterial të sinusit. Antibiotikët shëruan infeksionin dhe sollën një përmirësim të dukshëm në simptomat e tij psikiatrike. Garrett vuante nga çrregullime autoimune-neuropsikiatrike pediatrike të lidhura me streptokokun.

Kjo injorancë ka kosto. Në shumë vende fëmijëve me këtë problem u ngatërrohet diagnoza.

Këto mund të përfshijnë çrregullimin e hiperaktivitetit të mungesës së vëmendjes, autizmin dhe çrregullimet e përpunimit ndijor. Fëmijëve mund t'u jepen ilaçe të papërshtatshme si antipsikotikët, shumë prej të cilëve kanë efekte anësore të pakëndshme dhe që nuk bëjnë asgjë për të trajtuar shkakun e sëmundjes së tyre.

Në disa raste prindërit janë akuzuar se kanë shpikur ose nxitur sëmundjen e fëmijëve të tyre.

Saktësisht pse diagnoza është e diskutueshme mbetet e paqartë. Në fund të fundit, ideja se pasojat e një infeksioni mund të shkaktojnë simptoma psikiatrike nuk është e re. Korea e Sydenham-it, në të cilën pacientët vuajnë nga lëvizjet e mprehta të fytyrës dhe trupit, është rezultat i një infeksioni streptokoksik. The Economist kontaktoi një numër psikiatërsh dhe organesh profesionale për koment. Disa nuk u përgjigjën. Të tjerë thanë se nuk ishin në gjendje të komentonin.

Pas infektimit me Streptococcus, sipas teorisë, fëmijët fillojnë të prodhojnë antitrupa që shkaktojnë inflamacion në trurin e tyre, i cili nga ana tjetër shkakton simptoma psikiatrike.

Një punim nga Dritan Agalliu (mund të jetë shqiptar), një neurolog në Universitetin e Kolumbisë, aktualisht nën shqyrtim nga një revistë shkencore, sugjeron se bllokimi i një pjese të veçantë të sistemit imunitar - një lloj limfociti i quajtur qelizat T helper 17 - me ilaçe anti-inflamatore redukton dëmtimin në tru.

Sa kohë u duhet mjekëve për të kuptuar këtë ndryshim të të menduarit është një çështje tjetër. 

Përpjekje të tilla janë shumë të nevojshme. Siç tregon rasti i Garrett Pohlman, nëse infeksionet kapen herët, trajtimi mund të jetë shumë efektiv, duke shmangur dëmtimet afatgjata.