Familja e agrumeve ndihmon për një shëndet më të mirë, i jep freski trupit dhe bukuri e shkëlqim të plotë lëkurës. Frutat në ngjyrë portokalli zvogëlojnë rrezikun nga humbja e kujtesës, përmirësojnë funksionimin e trurit, mbrojnë lëkurën nga plakja, ulin nivelin e kolesterolit etj. Mandarinat janë shumë të pasura me vitaminë E, C dhe minerale të ndryshme. Lëvorja e mandarinës dhe e portokallit janë të pasura me antioksidantë të quajtur superflavonidë, të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur.
Lëngu i mandarinës për zemër më të fortë
Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa antioksidues. 100 gramë mandarina përmban 30 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gramë mandarina ka 160 mg kalium, i cili luan rol në funksionimin e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj. Në përgjithësi, mandarina është një frut që ka vlera të ulëta energjike. 100 gramë mandarina ka vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra, të cilat ndihmojnë shumë në procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frut përmban betakaroten, e cila gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmon në sintezën e vitaminës A, e cila ndihmon për shikimin dhe lëkurën e bën më të butë.
Mandarinë për të hequr stresin
100 gramë lëng i shtrydhur nga mandarina përmban 160 mg kalium, 18 mg kalcium, 8 mg magnez, 14 mg fosfor, pastaj hekur, zink, bakër si dhe materie fito-kimike antioksiduese. Nëse ke kaluar javë stresuese, nuk je ushqyer rregullisht apo ke probleme me tretjen e ushqimit, një detoksifikim i organizmit me aromë mandarine do të të ndihmojë shumë. Është fundjavë, kështu që mëngjesi i së shtunës, i së dielës dhe i së hënës, është ideal me koktej mandarine.
Mandarinë për lëkurën dhe trupin
Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmban vajra eterikë. Ato mund të përdoren si suplement për ëmbëlsira, çaj, por edhe për banjë mjekuese. Nëse dëshiron të relaksohesh pas një dite të lodhshme, një banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht i mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatit duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës. Po ashtu, lëkura e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme që mund të gatuash vetë në shtëpi.