Gati 70% e femrave kanë dhembje gjoksi, të quajtur Mastalgia, në një çast të caktuar të jetës dhe shkaqet janë disa. Më i zakonti është një ndryshim në nivelin e hormoneve, por nëse është ky shkaku duhet ta ndjesh dhembjen vetëm para dhe gjatë ciklit. Dhimbjet e vazhdueshme të gjoksit ndodhin më shumë pas të 30-ave dhe mund të ndihen si fryrje ose forcim në të dy gjokset ose një ndjenjë therrjeje djegëse në një anë. Rallë, dhimbja është shenjë e kancerit të gjirit.
Një dhembje e përgjithshme mund të jetë shenjë e grumbullimit të uji, problem i cili mund të vijë prej dietës që ndjek. Disa femra qetësohen duke marrë vitaminë B6 dhe vitamin E me vaj primrose (I cili është I pasur me një lloj yndyre dhe ndihmon). Disa femra ndihen më mirë kur kufizojnë kafeinën ose kripën, por ndryshimet në dietë, jo gjithmonë funskionojnë pa u shoqëruar me ndryshime të tjera. Në këtë rast, përdor qetësues si aspirina ose vizitohu te një mjek për trajtimin specific. Dhembja duhet të largohet brenda pak muajve.
Dhembja therrëse zakonisht vjen nga një kist ose fibroadenoma (një tumor beninj) në gjoks. Mund të kesh ndjesinë sikur ke një masë, por ajo mund të jetë shumë e thellë për ta ndjerë me prekje. Megjithëse, në shumicën e rasteve fibroadenomat nuk paraqesin rrezik, mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Pas diagnostikimit me ultrasound ose mamografi, kistet mund të thahen nëpërmjet një gjilpëre të hollë, kurse fibroadenomat mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
