Kreativiteti është një cilësi unike njerëzore që është e vështirë të përcaktohet dhe, ndoshta, edhe më e vështirë për t’u matur në mënyrë objektive.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që shkencëtarët nuk janë përpjekur dhe një studim i botuar në qershor në revistën PNAS, propozon një provë të re dhe çuditërisht të thjeshtë për të vlerësuar këtë aftësi.

Zgjat vetëm disa minuta dhe përfshin të menduarit e 10 emrave që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe sa më larg për nga kuptimi. Rezultati juaj zbulon sa krijues jeni, tha Jay Olson, një bashkëpunëtor në Universitetin e Harvardit.

Jeni kurioz? Ju mund ta bëni testin këtu.

Testi në mënyrë specifike mat një përbërës të krijimtarisë të quajtur të menduarit divergjent, i cili është aftësia për të gjeneruar zgjidhje të ndryshme për problemet e hapura. Ai nuk mat një komponent tjetër - atë që psikologët e quajnë mendim konvergjent, ose zgjidhjen e problemeve duke marrë parasysh kufizime të ndryshme.

"Akoma, do të na duhet kërkimi në të ardhmen për të vlerësuar se si detyra jonë lidhet me aftësitë e tjera verbale ose inteligjencën më gjerësisht."

Ndërsa testi është i thjeshtë, pikëzimi është më kompleks dhe përfshin llogaritjen e "distancës semantike" mesatare (ose lidhjeve) të fjalëve të renditura, tha Olson. Për të llogaritur këtë, studiuesit përdorën një bazë të dhënash që nxjerr në pah distancat semantike të mijëra fjalëve bazuar në përdorimin e tyre në miliarda faqe.

A është krijimtaria e lindur apo mund të punoni për të?

Ellen Langer, një profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Harvardit tha që krijimtaria nuk është sfera e disa njerëzve të veçantë, të talentuar. Është diçka për të cilin të gjithë janë të aftë, pavarësisht se çfarë bëjnë.

Ajo e lidh krijimtarinë me vetëdijen – duke nxitur neuronet tona, duke vërejtur në mënyrë aktive gjëra të reja ndërsa bëjmë rutinën e përditshme. Plus, është e nevojshme të përqafojmë pasigurinë dhe idenë se nuk ka gjithmonë një përgjigje të saktë.

Për shembull, tha ajo, ne jemi mësuar në shkollë që 1 + 1 = 2, por kjo përgjigje nuk vlen përshembull për dy çamçakëza.

"Njerëzit kanë shumë frikë të bëjnë gjë të gabuar ose të mos dinë diçka, por faktet nuk janë pa kontekst," tha Langer.

"Është e rëndësishme të pranojmë që gjithçka ndryshon gjithmonë," shtoi ajo. "Ne bllokohemi nga kuptimet e mëparshme dhe kjo e ndërpret aftësinë për të qenë krijues. Ju duhet të shfrytëzoni fuqinë e pasigurisë."

Shumë shpesh, tha Langer, krijimtaria shihet si një produkt përfundimtar - një libër, një pjesë e muzikës ose një vepër arti - që vlerësohet dhe gjykohet në mënyrë kritike. Por mënyra më e mirë për të nxitur krijimtarinë është t'i kushtoni vëmendje procesit dhe të mos keni frikë se mos nuk dini përgjigjen.