Truri i njeriut prodhon 12,000 deri në 50,000 mendime në ditë. Kjo është diçka e pabesueshme.

Ka disa fakte psikologjike, me anë të cilave mund ta njihni veten më mirë.

Cilat janë ato:

Nëse jeni një person që falni keni një inteligjencë të lartë

Një kujtesë e mirë duket të jetë një nga karakteristikat tona më të forta dhe më pozitive. Por shkencëtarët kanë pohuar se harresa është po aq e rëndësishme sa kujtesa. Pra, nëse jeni në gjendje të harroni dhe të falni, kjo tregon se ju keni një inteligjencë të lartë.

Refuzimi është si një dhimbje fizike

Refuzimi, fjalë për fjalë, i lëndon njerëzit si dhimbje fizike. Reagimet për dhimbjet emocionale dhe ato fizike janë shumë të ngjashme.

Ju mund të mbani mend vetëm 3-4 gjëra në të njëjtën kohë

Nuk është çudi që të harroni gjërat e rëndësishme kur keni një listë të gjatë porosish. Njerëzit mbajnë mend vetëm 4 gjëra në të njëjtën kohë dhe kjo gjë është e provuar shkencërisht.

85% e gjërave që na shqetësojnë nuk ndodhin kurrë

Ky studim tregoi se shumica e gjërave negative që ne imagjinojmë kurrë nuk ndodhin. Njerëzve iu kërkua të shkruanin shqetësimet e tyre gjatë një periudhe të zgjatur kohore dhe 85% e gjërave që shqetësoheshin kurrë nuk ndodhën. 

Sa më i lumtur të jeni, aq më pak nevojë për gjumë keni

Sa më i lumtur të jeni, keni më pak nëvojë për gjumë që të funksiononi normalisht çdo ditë. Rezulton se trishtimi rrit kërkesën tuaj për të fjetur më shumë dhe lumturia vepron në mënyrë të kundërt.

Shpenzimi i parave për të tjerët ju bën më të lumtur

Paratë që ne shpenzojmë mund të jenë po aq të rëndësishme sa ato që fitojmë, sidomos nëse shpenzoni për të tjerët. Mund të ketë një ndikim më pozitiv në lumturinë tuaj sesa të shpenzoni para për veten. Sigurisht, ju nuk duhet të harroni veten.

Duhet 4 minuta për të rënë në dashuri

Mund të zgjasë 90 sekonda ose 4 minuta për të vendosur nëse jeni të tërhequr nga dikush. Ne e kuptojmë kur dikush ka rënë në dashuri përmes gjuhës së trupit dhe zërit.