Moti i ngrohtë dhe me diell vetvetiu ia ngre humorin njerëzve, duke i bërë më pozitivë dhe energjikë. Por, çfarë ndodh kur jeni mjaft të lodhur për të dalë ose dëshironi të shikoni televizor?
Nëse vendosni të rrini në shtëpi, kur jashtë është kohë e mirë, ka të ngjarë të përjetoni njëfarë mërzie, që quhet ndryshe dhe ‘Sunshine Guild’.
Çfarë është ‘Sunshine Guild’?
Sipas Dr.Nadia Teymoorian, psikologe, shpjegon se 'Sunshine Guild' është ndjenja e mërzisë kur qëndroni brenda në një ditë të bukur me diell. Ndieni erën e ushqimit që po gatuhet në skarë ose dëgjoni fqinjët duke qeshur dhe ju ndiheni personi më i mërzitshëm në botë.
Nuk ka rëndësi nëse jeni të sëmurë, duke u çlodhur pas një jave të ngarkuar ose duke parë filmin e preferuar, një ditë e kaluar brenda gjithmonë duket një ditë e çuar dëm.
Nëse jetoni në Paqësorin Veriperëndimor ose në një vend me shi si Skocia apo Irlanda, mund ta ndieni më shumë këtë faj, pasi rrallë ka mot të mirë. Kur ditët me kohë të mirë janë të pakta dhe të largëta, presioni për t'i shijuar ato është më i fortë, dhe po ashtu faji.
Për disa, ndjenja e fajit nga dielli mund të ndodhë gjatë verës, pasi çdo ditë premton të jetë e bukur.