Një studim sugjeron se fakti i të pasurit fëmijë mund të ndihmojnë në pakësimin e rrezikut të çrregullimeve si depresioni dhe çrregullimi bipolar tek gratë. Por një numër preçiz i lindjeve duket se ofron më shumë përfitime shëndetësore dhe psikologjike.

Kërkimet në Universitetin e Soochow kanë analizuar të dhënat e më shumë se 55000 grave, një bazë të dhënash të shëndetit nw shtetin Britanik. Objektivi i tyre? Të ekzaminosh impaktin e numrin të fëmijëve në prevalencën e çrregullimeve mendore. Rezultoi se gratë që kishin të paktën një fëmijë shfaqnin një rrezik domethënës më të dobët të vuajteve nga depresioni në krahasim me ato të cilat nuk kishin fëmijë. E megjithatë, kjo mbrojtje nuk ndjek një logjikë kaq lineare. Studimi i publikuar në “Journal Of Affective Disorders” zbulon se pragu optimal do të ishtë dy fëmijë.

Pse më mirë dy fëmijë sesa një apo tre?

Ekuilibri midis stimulimin social dhe energjisë mendore luajnë një rol kyç. Me dy fëmijë, nënat kanë avantazhin të kenë një rrjet familjar më të strukturuar dhe të një ndarje të ndërveprimeve më të mirë menaxhuar. Duke shmangur kështu mbingarkesën emocionale dhe ekonomike që mund të këtë një familje më e madhe.

Faktorët biologjik dhe hormonal mund të ndikojnë gjithashtu. Shtatëzënia dhe lindja mund të transmetojnë ndryshimin neurobilogjik që ndikojnë humorin dhe ankthin. Të përjetosh dy shtatëzëni duket sikur i ofron nënave një ekuilibër midis përfitimeve dhe rreziqeve të lidhura me përmbysjen e hormoneve të përsëritura.

Duhen marrë parasysh gjithashtu edhe kufijtë pasi moshat e ndryshme të nënave, mënyra dhe stili i jetës e shumë faktorë si mbështetja familjare apo dhe situata socio-ekonmike, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor të nënave.