A e keni pyetur veten ndonjëherë sesa njerëz, miq, shokë, shoqe, të largët apo të afërt keni dhe a do të kishit dashur të kishit edhe më shumë në numër për të qenë mjaftueshëm të kënaqur dhe të lumtur? Me kalimin e viteve, jeta jonë prej të rrituri mund të vërë në diskutim sasinë e njerëzve të afërt pranë nesh. Rrugëtime jete të ndryshme, keqkuptime, mungesa e interesave të përbashkëta… Arsyet mund të jenë të panumërta dhe të ndryshme për të shpjeguar arsyen e fundit të një marrëdhënie shoqërore.

Por nga ku dhe nga sa duhet të shqetësohemi për numrin e marrëdhënieve që ne ndërtojmë?

Në vitin  1938 , studjues të ndryshëm të Universitetit të Harvard-it kanë realizuar një studim shumë të gjatë mbi lumturinë. Mes rezultateve kryesore, në këtë studim u vu re ndikimi i marrëdhënieve personale mbi lumturinë tonë.

“Zbulimi impresionues është që marrëdhëniet dhe lumturia qe ne provojmë në marrëdhëniet tona kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tonë”. Ka konfirmuar Robert Ëaldinger, psikiatër dhe drejtues i këtij studimi. Të kujdesesh për trupin tënd është e rëndësishmë por të shërosh marrëdhëniet ndërpesonale është gjithashtu një formë kujdesi ndaj vetes.

Ashtu siç ne kujdesemi për veten dhe përpiqemi të gjejmë ekuilibrat për mirëqenien tonë vetjake, si mund të gjejmë mënyrën e duhur edhe për të ushqyer marrëdhëniet tona me të tjerët?  Nëse do të flisnim për minimumin e marrëdhënieve të afërta të dikujt me të tjerët gjatë gjithë jetës së tij, një marrëdhënie do të ishte e domosdoshme. Qoftë një prind, partner romantik ,një mik, një marrëdhënie njerëzore cilado qoftë lidhja me të, është minimum i asaj çfarë ka nevojë një qenie humane. Për të pasur një jetë me më shumë kuptim, me më shumë emocion dhe adrenalinë ku ju dëshironi të jeni të lidhur me të tjerët, padyshim që duhen më shumë miq prezent në jëtët tona.

Në teoritë e marrëdhënieve ndërpersonale të psikologut dhe antropologut Robert Dunbar është nënvizuar prania e 5 miqve të afërt në jetën e një njeriu. Studime të tjera kanë dhënë shifra të ngjashme. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se njerëzit që kishin 6 miq apo më shumë rezultonin të gëzonin një shëndet më të mirë përgjatë jetës së tyre. Një studim tjetër i vitin 2020, specifikoi se gratë e moshës së mesme që kishin 3 mikesha apo më shumë prireshin të kishin një nivel kënaqësie globale më të lartë në jetën e tyre.