Një nga aspektet më komplekse e të qenit prind është të pranuarit që mund të kemi ndjesi të çuditshme kundrejt fëmijëve tanë edhe pse mund të perceptohet e pazakontë...
Një gjëndje shpirtërore e tillë mund të duket shqetësuese ose e vështirë për t'u pranuar pasi marrëdhënia dhe dashuria prind-fëmijë është nga më sublimet dhe unike ku mendimi për fëmijët lidhet vetëm me ndjesitë dhe emocionet pozitive, dhembshuri, lumturi dhe shpresë.
Është natyrale konsiderata si akti më i madh i dashurisë, mundësia për t'u bërë dhe rritur si prindër, për të realizuar misionin tonë edukativ dhe të luftojmë gjatë gjithë jetës për të qenë në lartësinë e duhur në statusin tonë që të mos jemi as të gabueshëm.
E megjithatë, nuk është e gabuar që ndonjëherë të ndiheni që ndjenjat ndaj njëri-tjetrit të jenë edhe më komplekse:
Gërshetim ndjesishë, zemërim, lodhje e mund të duket e padrejtë por shfaqje edhe të shenjave të zilisë…Një mënyrë si për të kuptuar në nënvetëdije se ti nuk ke më kapacitetin të ndjekësh ritmin dhe energjinë e tyre.
Kur fëmijët rriten dhe e kalojnë stadin e fëmijërisë, imazhi ideal për ta, mund të ndryshojë. Kur kujdeseshim si të visheshin, si të veprojnë nga gjërave etj, me kohën ndryshon. Kur nis ndryshimi dhe zhvillimi i vrullshëm fizik dhe intelektual i fëmijëve, atëherë kur ata nisin të përballen me nje të ardhme plot mundësi, në vrapin e ritmit të jetës plot energji e ditët e mbushura me aktivitete e angazhime të panumërta, papritur nis të krijohet një ndjenjë e parehatshme si "xhelozia". Kur ata nisin e “injorojnë” bindjet a zakonet tuaja…ku ndjen se zëri e mendimi yt nuk dëgjohet por mund të ndjesh se vihesh edhe në lojë për ndonjë bisedë a vendim që ju duhet të merrni.
Një betejë e humbur që në nisje, si një rivalitet i paqëndrueshëm dhe sekreti është t'a pranosh këtë dualitet. Është njerëzore të ndjesh nervozizëm ndaj fëmijëve por të jesh në të njëjtën kohë i/e dashur dhe të tregosh dhembshuri e çdo ndjenjë tjetër pozitive ndaj tyre edhe pse ndjen se nuk merresh më në konsideratë si më parë….
Për një marrëdhënie të shëndetshme është të mbash gjallë komunikimin dhe të shmangen sjelljet nënvlerësuese që mund të dëmtojë vetvlerësimin e fëmijëve.
Të njohim dhe t'i pranojmë që mund të përjetojmë hera herës ndonjë ndjesi zilie kundrejt fëmijëve, nuk do të thotë se jeni një prind i keq por të shmangim që këto situata të transformojnë në dinamika toksike që pengojnë rritjen emocionale të fëmijëve.