Të zgjedhësh emrin e përkryer për fëmijën është një detyrë sa e vështirë, aq edhe e bukur, një proces shumë i rëndësishëm. Madje, mund të jetë një nga detyrat më të vështira të një prindi, sepse emri i fëmijës zgjat gjatë gjithë jetës, kështu që duhet të jesh e kujdesshme që edhe kjo pjesë të mos jetë një vendim i vështirë, ndërkohë që shumë të tjerë mund ta gjejnë mjaft lehtë një emër të bukur e të veçantë. Nuk është e thënë që emri të tingëllojë bukur, por të përmbajë një mesazh që i vishet fëmijës. Konsideroje këtë proces një lojë zbavitëse, duke e “futur në valle” edhe bashkëshortin, pa e kthyer në debat.

Ka disa këshilla që mund të ta bëjnë procesin më të lehtë dhe më të këndshëm.

Fillo kërkimet sapo mëson gjininë e foshnjës

Një këshillë e rëndësishme është për të filluar kërkimin mjaft herët. Bëj një listë të emrave që pëlqen më shumë. Ndaj një listë të veçantë me bashkëshortin. Pastaj përfundo me 5-10 emra, për të cilët bini të dy dakord. Mendo për listën dhe mbaje derisa fëmija të ketë lindur. Ju të dy do të ndryshoni mendjen disa herë para se të dalë emri i përsosur, ndaj është ide e mirë që t’i lejoni vetes kohë të mjaftueshme për të ardhur në një përfundim.

Interneti mund të të ndihmojë

Interneti mund të jetë i dobishëm për të gjetur emrin që kërkon, sepse aty mund të shohësh, por edhe të krijosh vetë emra, duke u orientuar nga emrat aktualë. Pra, kërko burime për top emrat e fëmijëve.

Emri i zgjedhur duhet të duket origjinal

Nuk je e detyruar të gjesh një emër që tashmë ekziston apo një emër që nuk e ka dëgjuar askush deri tani. Përzgjidh emra kuptimplotë. Emra nga historia, emrat e familjes dhe emrat e njerëzve që ju admironi janë zgjedhje të mira. Emri, shpesh i jep fëmijën një kuptim të caktuar.

Krijoje emrin vetë

Vetëm sigurohu që nuk do të dalë një emër që fëmija do ta ketë gjithmonë objekt të shakave.

Mbaj gati më shumë se një emër

Mund ta kesh menduar dhe vendosur, por emri rezervë mund të provojë që të shkojë në mënyrë të përkryer me të voglin tënd, vetëm pasi ta shohësh për herë të parë.

Qëndro larg nga emrat trendy

Mos u tundo nga emrat që janë në modë, por kërko diçka që të jetë i bukur përgjithmonë. Pra, mos zgjidh një emër vetëm sepse është modë për momentin. Emrat klasikë mund të jenë një zgjidhje më e mirë për fëmijën.