Në prag të ardhjes në jetë të një bebeje, familja dhe miqtë mobilizohen për të blerë dhuratat për të voglin. Zgjedhjet për një rast të tillë rrotullohen tek rrobat dhe arushët e pellushit. Por ekzistojnë në fakt, disa gjëra të pashmangshme dhe që u bëjënë punë nënave të reja. Për të lehtësuar punën e gjyshërve dhe miqve, janë shpërndarë tashmë edhe listat e lindjes, të ngjajshme me ato të martesave, kulturë që vjen kryesisht nga Amerika. Dhuratat më në zë? Jastëk kur i jep për të pirë gji, portbebé, karrike relaksuese, etj.
Jastëk kur i jep gji – Shumë i dobishëm për nënën e re, jastëku ndihmon bebin në mënyrë të rregullt dhe që të mos i lodhet shpina nënës. Ëshët ideal gjatë ushqyerjes me gji. Jastëku ergonomik është ideal edhe gjatë gjumit.
Portbebe – Mund të gjendet me një çmim të lirë, i shërben shumë prindërve të rinj dhe rehatisë së bebit. Ky aksesor, i vlerësuar edhe nga pediatrët, sjellë avantazhe të panumërta në lidhje me komoditetin dhe mbi të gjitha shëndetin e nënës dhe fëmijës. Mbi të gjitha, ky aksesor mundëson transportimin e fëmijës kudo, edhe në mjetet e transportit publik. Gjithashtu kontakti me prindërit që lejon portbebeja i sjellë qetësi dhe siguri bebes. Në fund, pozicioni i të voglit në portbebe favorizon një zhvillim optimal të kapacitetit të tij motorik.
Pelena sipas peshës – Mund të duket një dhuratë pak poetike, por një furnizim me pelena është një çlirim i vërtetë për prindërit e rinj. Është shpenzimi që rëndon më shumë buxhetin familjarë të prindërve të rinj. Mund të blini një konfeksion të madh që të krijon mundësinë të marrësh pelena sipas rritjes së peshës enkas për dhuratë.
Perifani – Kjo është një dhuratë që shpesh e bëjnë gjyshërit. Perifani është i pashmangshëm për një fëmijë, siç është makina për një të rritur. Në fakt, në momentin e blerjes, duhen vlerësuar, rrotat, siguria, lehtësia, pengesa... Për të mos gabuar, listat e dhuratave për të sapolindurit ofrojnë opsione dhe modele të ndryshme që tashmë janë zgjedhje të vetë prindërve. Në krye të listës, perifani ideal është ai që përdoret më gjatë në kohë dhe është i manaxhueshëm mirë, solid dhe i lehtë.
Karrige për makinë – Kur i vogli është i sapolindur, për transportin në makinë përdoret koshi i karrocës. Por fëmijët rriten shumë shpejt dhe lind nevoja e karriges për fëmijë e adoptueshme për makinë. Në këët rast, një dhuratë e dyfishtë nuk bën dëm! Kjo dhuratë këshillohet të bëhet nga gjyshërit, dajat, xhaxhallarët, dajat ose tezet.