Pyetja më e zakonshme që kushdo i bën fëmijës ditën e parë të shkollës është: “Si kalove sot?” dhe, natyrisht, përgjigjja më e zakonshme është “Mirë”. Në mënyrë që të shmangësh këtë përgjigje të thatë, shmang pyetjen e ditës së parë të shkollës. Ok, është dita e parë për të qarë me zë, ama ktheje edhe këtë pjesë në lojë.

Problemi për këtë duhet parë te vetja. Është një pyetje zakonisht rutinë. Që kur nis biseda, nuk është frymëzuese, mbyllet para se të hapet dhe, sinqerisht, është e mërzitshme. Kështu, si një alternativë, më poshtë ke një listë me disa pyetje që e bëjnë fëmijën të thotë më shumë se një fjalë. Në fakt, ai mund të fillojë debatin edhe pas pyetjes së tetë, megjithatë ia vlen të shikosh me sa pyetje do ecësh. Suksese!

Pyetjet që një fëmijë mund t’u përgjigjet pas një dite të gjatë në shkollë.

1. Çfarë hëngre sot në drekë?

2. Ç’lojë bëtë në pushim?

3. A kape ndonjë prej hunde?

4. Çfarë të kënaqi më shumë?

5. Cila ishte sfida e ditës?

6. Ndonjë shok i klasës bëri ndonjë gjë të bukur për ty?

7. Po ti a bëre ndonjë gjë të bukur për ndonjë shok?

8. Çfarë të bëri më shumë për të qeshur?

9. Ç’gjë të re mësove?

10. Cili ishte mësuesi më i mirë për sot? Pse?

11. Kush e kishte ushqimin më të mirë në drekë? Çfarë ishte?

12. Ç’notë do t’i vendosje ditës nga 1 deri në 10? Pse?

13. Nëse shkolla do të ishte një udhëtim, cilën rrugë do të zgjidhje?

14. Nëse do të kishe mundësi të bëheshe mësuesja nesër, çfarë do t’i mësoje klasës?

15. Nëse ndonjë shok klase do të ishte mësues për një ditë, cili do të doje të ishte, pse?

16. A i përdori ndonjë sendet e tua sot?

17. Me cilin dëshiron të jesh shok, por nuk je akoma? Pse?

18. Cili është rregulli më i rreptë që ka vendosur mësuesja në klasë?

19. Çfarë të pëlqen më shumë të bësh në pushim?

20. Më trego diçka që mësove nga shokët sot.

21. A të ngatërroi mësuesja me ndonjë nxënës tjetër në klasë? Me cilin?

22. Nëse alienët do të vinin në shkollë dhe do të rrëmbenin 3 fëmijë, cilët do të dojë të merrte, pse?

23. Cili ishte rregulli më i vështirë për t’u zbatuar sot?

24. Cila është gjëja më e dobishme që mendon se bëre sot?

25. Për çfarë ndihesh më shumë krenar sot?

26. Çfarë do të mësosh patjetër para se shkolla të përfundojë?

27. Cili është kundërshtari më i fortë që ke në klasë?

28. Cila pjesë e shkollës është më argëtuese?

29. Ç’lloj sporti do që të mësosh këtë vit në shkollë?

30. Ka ndonjë në klasë që e ka të vështirë të ndjekë rregullat?