Këngëtarja Juliana Pasha, me rastin e Krishlindjeve kishte përgatitur një surprizë për publikun dhe dashamirësit e muzikës së saj. Nga profili i saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar disa foto nga xhirimet e klipit, nëpërmjet të cilave tregon se kënga e re ka filluar të marrë jetë dhe është gati për të qenë pranë publikut. “Krishlindjet e bardha” titullohet projekti më i ri, të cilin Juliana e publikon sot. Me këtë rast, ajo ka uruar nga rrjetet sociale të gjithë miqtë dhe fansat kudo që ndodhen.





