“Ku isha unë”, një projekt i publikuar vetëm pak javë më parë, është kënga më e preferuar për lexuesit e revistës Class. Një bashkëpunim i Flori Mumajesit dhe Argjentina Ramosajt ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe balada është përkthyer në mijëra pëlqime nga fansat.

Në vend të dytë të këtij sondazhi renditet Alban Skënderaj me hitin e tij të verës “24 orë”. Kënga erdhi me një stil tjetër nga muzika që bën shpesh Albani, megjithatë u prit shumë mirë dhe u pëlqye menjëherë nga fansat. Vendi i tretë në listë është kënga që vjen fare e freskët nga Kënga Magjike 2014. Aurela Gacce dhe Young Zerka vendosën të vijnë “Pa kontroll” në këtë festival dhe fituan ccmimin e parë.

Më poshtë gjeni të renditura të gjitha votat e lexuesve.

Cila është kënga më e preferuar e vitit 2014?

Flori Mumajesi & Argjentina Ramosaj “Ku isha unë” 165

Alban Skënderaj “24 orë” 131

Aurela GaÒ«e & Young Zerka “Pa kontroll” 92

Elita 5 “Më fal” 65

Soni Malaj “Me të jeton” 50

Elvana Gjata “Puthe” 30

Miriam Cani “Shiu im” 28

Enca Haxhia “A po t’pëlqen” 16