Një koncert me emrin “Trill artistik”, me muzikë dhe poezi shqipe, do të zhvillohet në Universitetin e Arteve. Muzika që do të luhet në piano nga Merita Rexha Tërshana do të jetë nga repertori i kinematografisë shqiptare duke krijuar kështu para spektatorëve me anë të tingujve, skenat e filmave më të njohur të mbetur në kujtesën e shqiptarëve me batutat dhe muzikën e tyre.

Në koncertin e 6 dhjetorit,ora 19.00 do të interpretojë edhe aktorja Ema Ndoja e cila do të recitojë poezi shqiptare.

Për rezervimin e biletave tel. +355 68 403 7995