E ftuar në emisonin “Rudina”, këngëtarja Mariza Ikonomi, "këngëtarja e vogël e madhe", siç vetë prezatuesja e quajti, foli më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 18-të të Këngës Magjike, jetës personale e një prej bashkëpunimeve që kanë mbetur në historinë e muzikës shqiptare, “Telefonatë zemrash” me Françesk Radin.

Do të ketë një tjetër bashkëpunim me tyre?
Kësaj pyetje Mariza iu përgjigj pozitivisht, duke shtuar se edhe për të do të ishte kënaqësi nëse zërat e tyre do të bashkoheshin sërish. “E kemi në plan për të bërë një këngë tjetër, sa herë takohemi bisedojmë për diçka të tillë, por ende nuk është asgjë e sigurtë”, ka thënë ajo.