Vetëm pak kohë pas publikimit të videoklipit të ri, një bashkëpunim me këngëtarin libanez, Saad Ramadan, Soni Malaj i është rikthyer projekteve të tjera muzikore. Duket se edhe këtë herë do të ketë një bashkëpunim, me këngëtarin Young Zerka.
Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndodhet në një studio muzikore bashkë me këngëtarin e ri, Young Zerka, i cili vjen pas suksesit të radhës në edicionin e 15-të të “Këngës Magjike”.
Të dy këngëtarët kanë pasur një vit të mbarë dhe me triumfe. Soni fitoi çmimin e parë në edicionin e fundit të Top Festit, me këngën “Me të jeton”, ndërsa Young Zerka me Aurela Gaçen triumfuan në “Këngën Magjike” me këngën “Pa kontroll”.