Dy nga këngëtarët më të mira të muzikës shqiptare, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri, sapo kanë publikuar projektet më të reja muzikore.

Nora Istrefi, pas një periudhe relativisht të gjatë pauze, ka nxjerrë në treg këngën “S’je my lifestyle”. Vodeoklipi i këngës është punuar me shumë kujdes nga kompania  “Entermedia”, ndërsa kënga i është besuar Marsel Gungës. Për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja, së bashku me 2-Step dhe Ronela Hajatin.

Mjaft provokuese është shfaqur edhe Dafina Zeqiri, në klipin e ri “Shumë qef”, të cilin e ka publikuar vetëm disa orë më parë. Pas një pune intensive nga kompania “Max Production”, këngëtarja ka lajmëruar, më në fund, publikimin e klipit. Kënga është punuar nga Big Bang dhe Stash në studion e RedBox, ndërsa teksin e ka shkruar Arianit Palaj.

Të dyja këngëtaret kosovare kanë marrë urime të pafundme nga dashamirësit edhe në rrjetet sociale. Pavarësisht se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, në klip Nora duket në formë të shkëlqyer fizike, joshëse dhe sharmante.

Nga ana tjetër, Dafina, me një trup të tonifikuar dhe perfekt, është komentuar edhe si “seks simbol” nga fansat në profilet sociale.