
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu janë rikthyer me një duet. Dhe aq shpërthyes sa është lajmi pas një divorci të gjatë artistik të këngëtarëve, aq është edhe titulli i këtij produkti muzikor.
Vullkan është krijimi më i ri Max Production, me muzikë dhe orkestrim nga Alfred Sula dhe tekst nga
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu. Drejtues imazhi për klipin e Vullkan është Joni Peci, ndërsa producent vetë Sinan Hoxha.
Vullkan u shtohet, hiteve të kësaj dysheje “Adrenalina”, “Kukulla”, “Bjondina”, të gjitha me miliona klikime, që duke parë ritmin e dëgjimeve për këtë orë të para të publikimit, do t’i arrijë edhe krijimi i ri.