“Soul Killa”, një nga këngët më të dëgjuara të verës së fundit është pasuar nga një klip i ri. Enca Haxhija nuk ka të ndalur. Vetëm pak orë më parë, këngëtarja ekspresive ka publikuar klipin e ri, një ndër projektet e saj më të pritura. “Call me Goddess” është titulli i këngës së re të Encës, e cila është punuar nga kantautori i njohur Elgit Doda, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja.

Në videoklipin e realizuar nga ProVideo, Enca shfaqet mjaft sensuale dhe provokuese. Për imazhin e këngëtares, edhe këtë herë është kujdesur stilisti Niko Komani.

Fansat e këngëtares, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanë filluar ta shpërndajnë klipin në rrjetet sociale dhe shumë shpejt pritet suksesi i radhës për Encën dhe bashkëpunëtorët e saj.