Korriku hap stinën e koncerteve në stadiumin “Air Albania”. Këngëtari Ermal Meta, i ftuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mbajë koncert në ambientet e “Air Albania”.

“Koncerti është në datën 26 korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime” – tha Ermali në një lidhje me Skype me Erion Veliajn, me praninë edhe të ambaasadorit italian Fabrizio Buçi.

Kryebashkiaku tha se koncerti do të jetë falas për artdashësit, por qytetarët duhet të rezervojnë vendin.

Do jetë koncerti i parë në stadium. Jam shumë i lumtur që e hapim stinën e koncerteve, por jam i sigurt që edhe Fabrizio (ambasadori italian) është shumë i lumtur, sepse kanë kaluar plot 30 vjet nga eksodi, momenti ku shumë shqiptarë lanë vendin e tyre për të filluar një jetë të re në Itali, në kushte jashtëzakonisht të vështira, disa me anije, disa me gomone dhe ti je një histori suksesi i atij eksodi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)