Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar këngën e saj më të re me tutull “In The Name Of Love”. Rexha, pas bashkëpunimit me repisten e mirënjohur Nicki Minaj në këngën “No Broken Heart”, ka sjellë një këngë solo, në ritme verore në bashkëpunim me DJ-in e ri, Martin Garrix, të cilin e ka lavdëruar duke e konsideruar si bashkëpunëtorin më të mirë.

“Një nga njerëzit më të mirë që kam bashkëpunuar”, ka shkruar ajo në Instagram.

Projekti i ri me titull “In The Name Of Love” deri më tani është vetëm në version audio.