Soni Malaj, më në fund e ka gati klipin e ri. GjithÒ«ka ka mbaruar dhe shumë shpejt fansat do të dëgjojnë këngën e re, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin libanez, Saad Ramadan. Para pak kohësh, këngëtarja ka lajmëruar ndjekësit në faqet e saj sociale se shumë shpejt do të vinte me një klip të ri, madje ka publikuar edhe video nga xhirimet. Së fundi, nga profili i saj në Instagram, Soni ka publikuar një foto me këngëtarin Ramadan, nëpërmjet së cilës lajmëron se shumë shpejt do të dalë në treg kënga e re. Mbetet vetëm butoni “Play”.
Saad Ramadan është një ndër këngëtarët më të dashur në Liban, i cili ka me mijëra fansa në rrjetet sociale. Ky bashkëpunim me këngëtaren shqiptare ka qenë për të një eksperiencë e re, e cila padyshim do të jetë e suksesshme.