"Squid Game" - seriali më i ri në Netflix, ku njerëzit e varfër, vendosen kundër njëri-tjetrit në një betejë deri në vdekje, tashmë ka marrë peng audiencat e mediave sociale.

Më shumë se 14 miliardë video me hashtag #SquidGame janë shfaqur në TikTok, që kur seriali u publiikua si premierë më 17 shtator në Netflix. 'Squid Game' u bë në kohë rekord një temë trendi në Twitter dhe Instagram, gjithashtu.

Seriali në gjuhën koreane, përfshin ndjekjen e qindra qytetarëve të varfër, të cilëve u sugjerohet të marrin pjesë në një konkurs misterioz "mbijeto ose vdis", që premton t'i japë një fituesi një shumë transformuese parash, për sa kohë që ata mbijetojnë nga një seri lojërash (fatale) fëmijësh.

Gjatë skenave të paraqitura në episodet e parë dhe të dytë, lojtarët e mundshëm urdhërohen të përdorin një numër të caktuar telefoni për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konkursin jetë a vdekje. Rezultoi se është një numër i vërtetë telefoni.

Sigurisht pa dijeninë e shkrimtarëve dhe prodhuesve, një sekuencë e tillë numerike i përkiste vërtet një gruaje nga Koreja e Jugut, e zbuluar më vonë si pronare e biznesit Gil-Young Kim, në Seongju, Provinca Gyeongsang e Veriut, sipas SBS News.

Javën e kaluar, ajo tha për Money Today se kishte marrë mijëra telefonata dhe mesazhe me tekst në numrin e saj, deri në 4000 në një ditë.

"Drejtor i shfaqjes - ju lutem më kontaktoni. Kjo është shumë shqetësuese, "
shtoi ajo, por prodhuesit i thanë që thjesht ndryshonte numrin.

Të dhënat nga Parrot Analytics, të cilat matin kërkesën e shikuesve, pohojnë se seriali ka fituar popullaritet global. Deri më 25 shtator, "Squid Game" ishte seriali i dytë më i kërkuar në botë, pak pas "Sex Education."