Duket se të gjithë po flasin për serialin 'Squid Game', një dramë koreane që ka në vëmendje ambicien njerëzore dhe ndryshimin që përjetojnë klasat e ndryshme shoqërore.

Seriali tregon sesi 456 njerëz, në një situatë të paqëndrueshme ekonomike, konkurrojnë në lojëra vdekjeprurëse të fëmijërisë, për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të shkatërrojë plotësisht njerëzimin në këtë proces.

Në dy javët që nga premiera e tij, seriali është kthyer në një fenomen dhe ka ndezur debate mes atyre që e shohin atë si një kritik të mençur kundrejtë brishtësisë së moralit njerëzor dhe atyre që theksojnë se dhuna e tyre është një reflektim i mungesës së vlerave në shoqërinë e sotme.

Por kush është truri i 'Squid Game'?

Shumë prej nesh i bënë vetes këtë pyetje gjatë nëntë episodeve të serialit.

The Squid Game është një projekt nga Hwang Dong-hyuk, krijuesi dhe drejtori i serialit, të cilit i është dashur një dekadë për ta zhvilluar këtë ide.

Në një intervistë për portalin NME, Hwang tregoi se ai shkroi komplotin origjinal si skenar filmi në 2009-ën, por që për shkak të kompleksitetit askush nuk donte ta mbështeste në prodhimin e tij. U refuzua disa herë derisa Netflix vendosi ta besonte për serialin.

Autori u frymëzua nga manga të ndryshme dhe lojëra të fëmijëve koreanë të viteve 70 dhe 80. Në fakt, roboti ikonik u bazua në një personazh nga tekstet shkollore të asaj kohe.

"Kur fillova, isha në telashe financiare dhe kaloja shumë kohë në kafene duke lexuar libra të Battle Royale dhe Liar Game. Unë fillova të pyes veten se si do të ndihesha nëse merrja pjesë në lojëra si ato. E gjeta veten në një dinamikë shumë komplekse..."-tha Hwang për Variety në një intervistë.

Krijuesi përfundoi shkrimin e skenarit në 2009-ën, por nuk mund ta fillonte sepse nuk mund të gjente investitorë, shtëpi prodhimi ose aktorë që donin të mbështesnin projektin e tij. Në atë kohë, njerëzit e konsideronin The Squid Game si shumë të dhunshëm, kompleks dhe më e rëndësishmja, pak komercial, pasi nuk ishte i përshtatshëm për televizionin korean, që tenton të jetë shumë i orientuar drejt familjes.

Kaluan 10 vjet dhe krijuesi ishte i bindur se ishte koha për të provuar përsëri me skenarin e lojërave. Për fat të mirë, Netflix u bë shërbimi më i popullarizuar i transmetimit në botë dhe kjo i lejoi atij të kishte lirinë krijuese që i nevojitej.

"Eshtë një histori e trishtueshme. Por arsyeja pse u ktheva në këtë projekt është sepse bota e sotme është bërë një vend ku këto histori të jashtëzakonshme të mbijetesës janë kaq të zakonshme",- tha regjisori për faqen koreane Chosun.

Regjisori pohoi se ai e shkroi historinë si një "alegori ose fabul për shoqërinë moderne kapitaliste". Sigurisht, The Squid Game ka një ngjashmëri të madhe me filmin Korean 'Parasites', fitues të Oskarit 2019.