Prestigjozja The Financial Times i ka kushtuar një artikull të gjatë sopranos së njohur shqiptare Ermonela Jaho. Në bisedën për FT, Jaho zbulon edhe disa detaje interesante nga jeta e saj personale.

Shkrimi në The Financial Time:

Ermonela Jaho është në Londër, duke u përgatitur për operan Zaza të Leoncavallo-s,  rolin e së cilës ajo po e regjistron për një CD të re.

“Është shumë e trishtë”,  thotë sopranoja më vonë. “Kur Zaza këndon për fëmijërinë e saj pa nënë ose baba, më kujton përvojën e mamasë sime”.

Jaho u lind në vitin 1974 në Shqipëri, kur ajo udhëhiqej ende nga Enver Hoxha dhe u zhvendos me familjen e saj në Tiranë  kur  ishte dy vjeçe.

Nëna e saj, e cila ishte braktisur nga prindërit dhe ishte rritur nga gjyshja e saj, dëshironte të bëhej këngëtare dhe fshehurazi kishte konkuruar në shkollën artistike të Tiranës, ku ishte pranuar.

Por, familja u tërbua nga kjo gjë dhe nuk e lanë të shkojë”, thotë Jaho. “Si  fëmijë, unë e shihja atë dhimbje të mospërmbushjes në sytë e nënës sime, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit të saj”.

Jaho ka trashëguar jo vetëm dashurinë e nënës së saj për muzikën, por edhe  ndjenjën e melankolisë. “Shqiptarët”, thotë ajo, në përgjithësi  të zhurmshëm dhe plot pasion, por Jaho ishte një fëmijë i turpshëm. ” E kam mbajtur gjithçka brenda”, thotë ajo.

Motra e saj më e madhe, e cila është me aftësi ndryshe, ishte shoqja e saj më e mirë, por fëmijët e tjerë talleshin me të në shkollë.

“E vetmja kohë që ndihesha e lirë ishte kur unë  këndoja. Ajo ishte terapia ime, “thotë ajo.

Inkurajuar nga i ati i saj, “një njeri ushtarak që ka studiuar filozofi”, Jaho hyri në shkollën artistike “Jordan Misja. Atje, ajo mori pjesë në një masterclass me sopranon italiane Katia Ricciarelli, e cili e ftoi atë për të studiuar në Mantua, Lombardia, për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në vitin 1993 dhe do të qëndronte atje për 10 vitet e ardhshme.

“Unë nuk doja të kthehesha,” thotë ajo. “Italia është shtëpia e “bel canto”. Në Shqipëri, nën komunizëm, çdo gjë u këndua në gjuhën shqipe – ju mund të shkonit në burg nëse flisnit  jë gjuhë tjetër. Babai im më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”.

Jaho përfundoi studimet e saj në Akademinë prestigjoze të Santa Cecilia në Romë.

Jaho hyri në Akademinë prestigjioze të Santa Secilias në Romë. Për të mbajtur veten ajo punonte, ndërsa me paratë e fituara nga një çmim në një konkurs kënge shkoi në një hostel të drejtuara nga murgeshat.

“Ndonjëherë, nuk kisha para për bukë, por nuk i tregoja njeriu. Kuptova që për te realizuar ëndrrën time që të këndoja në opera, duhej të bëja sakrifica. I thashë vetes: Duhet t’i tejkalosh këto pengesa”- ka treguar ajo.

Një tjetër pengesë e saj ishte të qenit shqiptare.”Ndiheshe qytetare e botes së tretë”.

Pasi u bë e famshme, vuri re se gjërat ishin ndryshe. “Të gjithë duan të jenë miqtë e tu”.

Kthimi i Jahos erdhi pasi interpretoi Miminë në Bolonja.

Rolet filluan t’i ofrohen me radhë dhe në vitin 2000  vendosi të ndërronte qytet.

Pikërisht në këtë kohë, miku ibsaj i gëmijërisë, Ervin Stafa, shkoi ta takonte nga New Yorku dhe e ftoi të shkonte me të në SHBA.

Bashkëshorti

“Jam rritur me Ervinin në Shqipëri” thotë ajo për bashkëshortin. “Ishte i vetmi njeri me të cilin mund të flisja dhe një njeri që nuk më gjykonte. Kur ika nga Italia i thashë: nëse ndonjëherë martohem me ndonjë, ai do jesh ti. Mendoj se e tremba. Më pas, ai fitoi llotarinë për Green Card dhe unë gjeja çdo arsye per ti shkruar nga Italia”.

Në fillim Jaho kishte frikë të shkonte në New York.

“Më dukej e vështirë për karrierën dhe kisha frikë ta humbja”. Më pas Alan Green, që në atë kohë punonte për Agjencinë e telenteve të reja Columbia Artists Management, shkoi ta dëgjonte kur këndonte “Carmen”.

Green u ofrua ta menaxhonte dhe Jahos iu rrit shpresa se nuk do e niste sërish nga zero në New York.

Në vitin 2003 ajo kapërceu Atlantikun në fillim duke e ndarë jetën mes Italisë e SHBA-së.

Më 2005 blenë shtëpi në Long Island ku jetojnë me prindërit e Ervinit. Udhëtimi ishte i vështirë me pasaportën e saj shqiptare ndaj çifti u martua.

Nëna

Ajo ende shkon në Shqipëri ku bën koncerte për fëmijët me aftësi të veçanta. Pengu i saj më i madh është që e ëma nuk e dëgjoi kurrë të këndonte në skenë. Jaho mendon se e ëma do ta kishte të vështirë ta shihte në skenë për shkak të ambicieve të parealizuara.

“U përpoqa ti shkruaja një letër e ta pyesja pse, ti thosha se e doja shumë dhe se më mungonte por ajo vdiq pa e marrë këtë letër”.

Kur është në SHBA, Ermonela pëlqen jetën familjare dhe gatimin. “Në SHBA nuk kam bër miq jashtë punës,” thotë ajo, duke shtuar se për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, kalon vetëm disa muaj në shtëpi. “Është shtëpia ime, dhe kam Ervinin që më pret”. Ajo tregon se në Europë e në Ballkan ndryshe nga Amerika njerëzit janë më të hapur e më emocionalë. “Njerëzit prapëseprapë janë kudo njësoj. Marr më të mirën nga çdo vend”.

 

(Pasqyre.al)