Është e vërtetë që vitet ’40 nuk kanë pasur vëllezërit Hemsëworth, megjithatë dhjetëvjeçarët e mëparshëm kanë pasur disa aktorë të famshëm, të parezistueshëm, sharmantë dhe sexy që pëlqeheshin atëherë dhe do të pëlqeheshin edhe tani.
Na falni, Hemsworths! Ende sot, mund të zgjidhet një film nga vitet e kaluara dhe këto ikona retro…
Marlon Brando
I menduar, impresionues dhe goditës, Brando konsiderohet një nga aktorët më të mëdhenj të historisë. Mbi të gjitha njihet për rolin e Vito Corleone te Kumbari, por sigurisht për gjininë femërore nuk harrohet me atë T-shirt-in e ngushtë te “A Streetcar Named Desire”.

Cary Grant
Ai sharm. Ajo buzëqeshje paralizuese. Duke u ngjitur mbi çati te “To Catch A Thief” ose duke ikur nga aeroplani që fluturonte ulët te “North By Northwest”, kredencialet e tij aktoreske dhe cilësitë e një mashkulli lider, nuk vihen në diskutim. Falë Zotit ka ndryshuar edhe emrin, sepse është shumë më magjepsës me këtë emër sesa do ishte një burrë që quhet Archibald Leach.

Gene Kelly
Vajzat që pëlqejnë djemtë e këqij mund të rrinë te Marlon Brando ose James Dean, por ato që nuk mund t’i rezistojnë një fytyre të dashur e miqësore, Gene Kelly është ikona e përshtatshme retro. Shumë filma të tij, “Singin’ In the Rain”, “On the Town” apo “An American in Paris”, e kanë shfaqur duke kërcyer, qeshur dhe joshur me mënyrën e tij në historitë romantike. Përveç kësaj, zëri i tij i butë si kadife dhe pamja tërheqëse e ka çimentuar si një nga protagonistët e epokës së musical.

James Dean
Ende i denjë për të zënë muret e dhomave të adoleshenteve, ky aktor me një pamje shkatërruese, u nda nga jeta vetëm 24 dhe është i vetmi aktor që ka fituar një Oscar postum si aktori më i mirë. Tërheqës, i talentuar dhe tragjik, shkëlqimi i Dean nuk është shuar që nga largimi i tij nga kjo botë.

Humphrey Bogart
Duke pasur pesë shprehje në 100 Top citimet e American Film Institute në kinemanë amerikane, më shumë sesa çdo aktor, të gjitha nga Casablanca, talenti i Bogart nuk është diskutuar kurrë. Duke u shfaqur në shumicën e filmave të rëndësishëm të viteve 1940, 50 si Sabrina, The Big Sleep dhe The Maltese Falcon, zëri i tij i dallueshëm, pamja tërheqëse dhe fuqia aktoriale e bënë një figurë që do të qëndrojë në botën e filmit edhe për shekujt e ardhshëm.
Montgomery Clift
I njohur për rolet e “të riut të trishtuar dhe të ndjeshëm”, Clift ka qenë një aktorët më origjinal dhe ka luajtur në filma si “A Place in the Sun”, “From Here to Eternity” dhe “The Search”. Kreshta e papërsëritshme e flokëve, shikimi i thellë dhe pamje perfekte për një aktor e bënë atë menjëherë hit për gratë dhe kritikët e filmave.

Clint Eastwood
Ikona e kinemasë vazhdon të jetë i suksesshëm, duke prodhuar, drejtuar apo luajtur në filma dhe ai ende mund të godiste një femër me shikimin e tij gozhdues. Te “The good, the bad and the ugly”, ai ka rrëmbyer legjione të tëra zemra vajzash dhe e ka bërë poncho-n një veshje tërheqëse.

Sean Connery
I bukur, i talentuar, sharmant, agjenti provokues...007

Paul Newman
Ai të bën ende të të rrahë zemra…Newman-i ëndërrimtar, me abdominale të gdhendura, gojë joshëse dhe një mënyrë melankolike për të ngulur sytë nga larg, do jetë gjithmonë një nga aktorët e preferuar të çdo kohe. Tani mund të kërkoni në videoteka "Cool Hand Luke"

Gregory Peck
Sido që ta shihni Atticus Finch, në këtë kohë, nuk ka dyshim që nëse e keni parë, kur iu është shfaqur për herë të parë te To Kill A Mockingbird, keni rënë në dashuri me personazhin legjendar të Peck. I pashëm, elegant dhe me kostum chic, Peck është shembulli i glamour-it të vjetër të Hollywood-it.

Alain Delon
Përgjigjja franceze për Zac Efron, Delon, 80 vjeç sot, ka qenë një nga më të kërkuarit e kinemasë në vitet 1960. Si Tom Ripley te Plein Soleil, filmi origjinal bazuar në romanin e Patricia Highsmith “The Talented Mr. Ripley”, ai ka vjedhur zemrat , kundër arsyes.

