Në finalen e të rinjve të San Remo-s këtë vit do të jetë edhe një këngëtar shqiptar. Ermal Meta, nga Fieri do të konkurrojë me këngën “Odio Le Favole” (I urrej Përrllat)
Këngëtari, i ditëlindjes 1981, njihet për dashurinë për muzikën, por mbi të gjitha për tekstet. Ai shkruan një muzikë origjinale, të pasur me emocion dhe të aftë për të prekur publikun.
Mediat italiane thonë që para se të provonte fatin në Itali, ai kishte arritur një farë suksesi në qytetin e tij, Fier, ku ka nisur të këndojë.
Më pas, në Bari, në vitin 2007 ai formon bashkë me disa djem të tjerë grupin rrok, “La Fame Di Camilla“. Arrin të shkruajë tekste me një fuqi të veçantë, edhe në gjuhën italiane.
La Fame di Camilla fiton “Demo Award” si grupi më i rëndësishëm i ri dhe në vitin 2008 fiton “Arè Rock Festival”. Ata kanë marrë pjesë më parë në Festivalin e Sanremos në natën e të rinjve në 2010-ën, por nuk kanë mundur dot të shkojnë më tej dhe prandaj Ermali fillon të shkruajë muzikë për artistë të tjerë. Përmendim “Non So Ballare” të Annalisa-s dhe “Natale senza regali” të Marco Mengoni-t, të njohura në Itali.
Në vitin 2013, grupi La Fame di Camilla ndahet dhe Ermali vendos të vazhdojë të shkruajë tekste, por më në fund ka vendosur të konkurrojë në Festivalin e Sanremos Giovani 2016, me këngën e tij “Odio Le Favole”.