Panairi i Librit nis pas pak ditësh dhe mes titujve të shumtë që do të shihni nëpër tenda, nga shtëpia botuese “Pegi” vijnë disa tituj mjaft interesantë, të cilët duhet t’i lexoni patjetër.

Titulli: Artist i botës fluturake

Titulli në origjinal: An artist of the floating

ëorld

Autori: Kazuo Ishiguro

Përktheu: Loran Gami

Zhanri: Roman

Data e botimit: nëntor, 2019

Numri i faqeve: 234

Çmimi: 1000 lekë

Koleksioni: Nobelistë

Libri me një fjali

“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mire dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta.

I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Ëhitebread Book Aëard, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë.

Kritika

“Artist i botës fluturake” është romani i përsosur, në të cilin Ishiguro shpreh trashëgiminë e tij japoneze dhe ngërthen bukurinë dhe delikatesën e prozës angleze.

The Guardian

Temat që më mahnisin në këtë roman janë: pengu, faji, luhatshmëria e kujtesës, dhembjet e plakjes dhe vetmia. Stili i Ishiguros është i përmbajtur dhe në libër duket sikur nuk ndodh asgjë, mirëpo sa herë e mbaroj së lexuari, e shoh Onon – dhe botën – në një dritë krejt tjetër.

The Indipendent

“Artist i botës fluturake” është një vëzhgim delikat i një Japonie të trazuar të pas luftës, një periudhë ku bindjet ishin përmbysur, sistemi politik kishte ndryshuar, hierarkia e brezave dukej se kishte rënë, madje edhe gjeografia e qyteteve kishte ndryshuar. E gjitha kjo është më e prekshme, parë nga sytë e një njeriu që refuzohet nga e ardhmja dhe që zgjedh të refuzojë të shkuarën e tij.

The Japan Times

Autori

Sër Kazuo Ishiguro është shkrimtar britanik me origjinë japoneze dhe Laureat i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017.

Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse: ai është kandiduar katër herë për Man Booker Prize, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”.

Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga Botimet Pegi në vitin 2017, u shpall nga revista Time si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005).

Ishiguro është autor i shtatë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar “i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën.”

Botime Pegi ka botuar deri më tani katër prej librave të tij “Mos më lër të shkoj”, “Dita e mbetur” “Gjiganti i fjetur” dhe “Artist i botës fluturake”.

Fragmente nga libri

1) Dhe pikërisht teksa rrija aty, duke kundruar vilën poshtë e duke shijuar ata portokaj të freskët, më pushtoi pa pritur e pa kujtuar, ajo ndjenja e thellë e triumfit dhe e përmbushjes. Është e vështirë ta përshkruash këtë ndjesi, sepse ishte krejt e ndryshme nga çfarëdolloj ngazëllimi që mund të ndiejë njeriu nga triumfet më të vogla, dhe, siç thashë, dallonte kryekëput nga çdo që gjë që kisha përjetuar gjatë festimeve te “Migi - Hidari”. Ajo ishte një ndjenjë e thellë lumturie, që vinte për shkak të  bindjes se përpjekjet e tua ishin shpërblyer; se detyra e vështirë që kishe marrë përsipër, dyshimet që kishe kapërcyer, të gjitha këto ia kishin vlejtur; se kishe arritur diçka që kishte vërtet vlerë dhe lavdi.

2) Kam mësuar shumë nga meditimi i botës së kënaqësive dhe nga bukuria e brishtë e kësaj bote. Por ndiej se tani ka ardhur koha që të vazhdoj me të tjera gjëra. Sensei, jam i mendimit që, në një kohë të tillë, të trazuar, artistët duhet të mësojnë të vlerësojnë gjëra më të prekshme sesa ato të botës së kënaqësisë, që treten me dritën e mëngjesit. Nuk është e thënë që artistët të jetojnë gjithnjë në një botë dekadente dhe të veçuar. Ndërgjegjja, sensei, më thotë se nuk mund të qëndroj gjithmonë artist i botës fluturake.

Titulli: Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël

Titulli në origjinal: Ä?udnovate zgode šegrta

HlapiÄ?a

Autori: Ivana BrliÄ?-MažuraniÄ?

Përktheu: Ben Andoni

Zhanri: Përrallë për fëmijë

Data e botimit: nëntor, 2019

Numri i faqeve: 130

Çmimi: 600 lekë

Libri me një fjali

Një përrallë sa e lashtë, aq edhe moderne, që u mëson jo vetmë të vegjëlve, por edhe të mëdhenjve, se mirësia dhe dashuria ndaj të tjerëve gjithnjë ka fund të lumtur.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana BrliÄ?-MažuraniÄ?.

Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish.

Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie.

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.

Autorja

Ivana BrliÄ?-MažuraniÄ? konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në botë.

Ajo nisi të shkruante poezi, ditare dhe ese që herët, por veprat e saj pane dritën e botimin vetëm në fillim të shekullit XX.

Libri i saj “Përralla të moçme kroate”, botuar më 1916, mbetet një prej librave më të njohur edhe sot. Pas këtij libri, ajo u mbiquajt nga të gjithë “Anderseni” kroat. Madje, krahasohet edhe me J. R. R. Tolkien, sepse njësoj si ai shkruan histori të reja, por të bazuara në mitologji.

BrliÄ?-MažuraniÄ? ka qenë katër herë kandidate për çmimin Nobel në letërsi. Megjithatë, ajo s’e fitoi kurrë çmimin, sepse, në atë kohë, ky çmim nuk u jepej grave.

Fragmente nga libri

1) Zonjë e nderuar!

Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t’ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.

Juaji, Hlapiti

1) Na ishte njëherë një shegert i vogël këpucar, i cili kishte mbetur jetim, pa nënë e pa baba. E quanin Hlapit. Hlapiti ishte i vogël sa një kërthingël, por i gëzuar si një zog. Gjithë ditën rrinte ulur mbi një stol që kishte vetëm tri këmbë, i veshur me pantallonat e grisura dhe një këmishë të kuqe, duke ngulur thumba te këpucët, që pastaj i qepte.

Gjatë kohës që punonte, vetëm fërshëllente e këndonte.

2) Ti nuk vlen për asgjë, je djalë i keq! Ti je përtac! Ti je zero me xhufkë!

Ti e ke fajin që çizmet e shtrëngonin atë djalin!”. Vetullngrysuri bërtiste tmerrësisht. Pastaj mori çizmet dhe ia përplasi Hlapitit mu në kurriz. Në fakt, mjeshtri po sillej padrejtësisht me të, sepse ato çizme i kishte bërë vetë, ndaj nuk ishte faji i Hlapitit që ato na kishin dalë aq të ngushta. Shpeshherë, kur inatosej keq, usta Vetullngrysuri e humbte toruan dhe s’kuptonte më se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë e gabuar. Pasi ia përplasi çizmet në kurriz Hlapitit, i mori e i flaku në një cep dhe i tha së shoqes: “Nesër do t’i hedhësh mu në zjarr. Nuk dua t’i shoh më me sy ato çizme!”.

Titulli: Cironka

Titulli në origjinal: Small fry

Autori: Lisa Brennan-Jobs

Përktheu: Parid Teferiçi

Zhanri: Kujtime

Data e botimit: nëntor, 2019

Numri i faqeve: 412

Çmimi: 1200 lekë

Libri me një fjali

“Cironka” është një libër kujtimesh familjare, një libër formimi, ku tregohet se familja dhe figura e babait mbeten të rëndësishme në jetën e çdokujt. Informacion i përgjithshëm rreth librit Lisa Brennan-Jobs erdhi në jetë aty nga fundi i viteve ’70, nga lidhja e dashurisë mes prindërve të saj, artistes Chrisann Brennan dhe Steve Jobs-it. E ëma ishte një grua ëndërrimtare, që ndiqte idealet e hipive për një jetë të çlirët, kurse i ati, para se të ndryshonte botën përgjithmonë, ishte njeriu që bëri të mundur komunikimin falas përmes telefonit. Jeta e Lizës së vogël nuk qe e lehtë me një baba që nuk e njihte për bijë, që vetëm pas testit të ADN-së arriti t’i jeptë atësinë. Në sytë e saj fëminorë, Stive Jobs-i ishte një figurë mitike, jo fort i pranishëm në jetën e saj. Marrëdhënia me të atin do të mbetet gjithnjë komplekse dhe e mundimshme, me shumë keqkuptime dhe bashkëpunime, me nofka përkëdhelëse dhe heshtje të gjata, me afrime të përkohshme dhe gjeste thellësisht simbolike, por të heshtura: ndër të cilët, emërtimi Lisa i kompjuterit të parë pikërisht në nder të së bijës, siç pranon Jobs-i përpara Bono Vox-it (këngëtarit të njohur të grupit U2) gjatë një darke në Bregun e Kaltër. Ndërsa vajza rritet, i ati duket se interesohet gjithnjë e më tepër për të, duke e futur në një botë të re vilash, pushimesh dhe shkollash private. Vëmendja e tij ishte drithëruese, por ai dinte të bëhej edhe i fohtë, kritikues dhe i paparashikushëm. Në shkollë të mesme, Liza vendos të shkojë të jetojë me të atin, me shpresën se ai do të bëhej babai që ajo kishte ëndërruar gjithmonë.

“Cironka” është historia e një vajze në kërkim të identitetit të saj, gjithnjë në përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes dy botëve të kundërta të prindërve. Gjithashtu është një portret i fuqishëm dhe emocionues i Steve Jobs-it, i ndershëm dhe i pamëshirshëm, larg çdo klisheje, një pamje intime e njeriut që gjendet pas mitit.

Kritika

I mprehtë, zbavitës, i sinqertë, pa sentimentalizma dhe i trishtë siç janë kujtimet. Stive Jobs-i, ashtu siç nuk e keni parë kurrë në asnjë libër apo film! Philip Lopate i bukur, letrar dhe rrëqethës.

New York Times Book Review

Një libër magjepsës dhe tronditës... me një stil dhe aftësi letrare jo të vogël.

New Yorker

I jashtëzakonshëm... një histori e dhembshme, e rrëfyer me shumë finesë.

People

Autori

Lisa Brennan-Jobs, (17 maggio 1978) është e bija e bashkëthemeluesit të Apple-it, Steve Jobs dhe artistes Chrisann Brennan. Për shumë vjet, i ati ia mohoi atësinë, duke shpënë kështu në gjyqe dhe spekulime pa fund. Më në fund, babë e bijë u pajtuan. Lisa Brennan-Jobs ka punuar si gazetare në revista të ndryshme.

Fragmente nga libri

1) Sot e shoh qartë se ne kishim qëllime të papajtueshme. Për atë, unë isha veçse një njollë në shkëlqimin e karrierës së tij, sepse historia jonë nuk përputhej me rrëfimin e madhështisë dhe të virtytit që kishte dashur të ndërtonte për veten. Ekzistenca ime prishte vargun e sukseseve të tij të njëpasnjëshme. Ndërsa për mua ishte e kundërta: sa më afër tij të isha, aq më pak ndihesha e turpëruar; ai ishte pjesë e botës dhe do të përshpejtonte daljen time në dritë.

Nuk mund të ishim të dyja njëkohësisht të lumtura. Dëshira e saj e ethshme – për jetë, zbavitje, fiq Indie – më dukej e rrezikshme. Lumturia ime dilte nga rezervat e saj, një sasi e kufizuar që na duhej ta ndanim me njëra-tjetrën. Kur e kishte ajo, nuk duhej ta kisha unë dhe anasjellas. Sikur bota të tregohej dorështrënguar për lumturinë dhe të mos kishte mjaftueshëm për të dyja në të njëjtën kohë. 3) Edhe babai, në atë kohë djalë i ri, kishte besim te Kobuni dhe i qe drejtuar murgut për këshillë, dhe ai i kishte thënë se, nëse unë lindja djalë, do të isha pjesë e një pasurie shpirtërore dhe, në atë rast, do të duhej të më njihte dhe mbështeste. Kur doli që isha vajzë, Kobuni i kish thënë babait – sipas asaj që mamaja mësoi më vonë nga pjesëtarë të tjerë të komunitetit – se nuk kishte ndonjë detyrim për t’u kujdesur për mamanë dhe mua.