“Lexo një libër”- ky është slogani që mban dita e sotme në Amerikë dhe të gjithë kanë nxituar të postojnë foton me librin që kanë në duar.
Data 6 shtator njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e “Read a Book”, pra “Lexo një libër”. Natyrisht, nuk është e vetmja ditë për të këshilluar leximin, por ka për qëllim të inkurajojë gjithmonë e më shumë të rinjtë të dashurojnë librin.
Këtë vit, edhe dita e leximit është pak më ndryshe se të tjerat edhe për shkak të pandemisë. Ndoshta nuk keni mundësi të lexoni në bibliotekë apo t’i merrni librat aty, por mund t’i porositni ata edhe online apo jo.
Nëse jeni izoluar në shtëpi, një libër mund të jetë mënyra më e mirë për të udhëtuar nëpër botë nga karrigia e preferuar.
“Read a Book Day” është një ditë që nuk duhet të kujtohet vetëm sot, por në çdo kohë që të mundeni për të përftuar sa më shumë nga leximi i librave. Të lexuarit pasuron fjalorin, ju jep më shumë njohuri, zgjon imagjinatën dhe krijon një botë tjetër më të bukur.
Ahh, ç’libër po lexoni ju tani? Jeni gati për ta postuar? Mos harroni hashtagun #NationalReadAbookDay.