Diktatura komuniste dhe Enver Hoxha ngelen një temë shumë ekzotike për të huajt. Një mundësi më shumë për të kënaqur këtë kureshtje do të jetë libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu, botim i UET Press, i cili është përkthyer në anglisht dhe do të jetë së afërmi në libraritë e Londrës. Libri, një bestseller në Shqipëri, është mbështetur edhe në dokumente personale të pabotuara më parë.
Libri është përkthyer nga Majlinda Nishku dhe redaktuar nga albanologu i njohur, Robert Elsie, i cili ka shkruar edhe parathënien. Lajmin e botimit të librit nga I.B.Tauris "Enver Hoxha grushti i hekurt i Shqipërisë" e ka bërë të ditur vetë Blendi Fevziu ditën e djeshme duke dhënë edhe katër vlerësime që janë bërë për librin për publikun anglishtfolës.
Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në akses të pakrahasuar në arshivat e shtetit Shqiptar, që më parë kanë qënë të mbyllura, libri është I detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjecar të Hoxhës, dhe I jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe.
(Rober Austin Shkolla e Aferave nderkombetare - Universiteti i Torontos - Kanada)
Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha I Blendi Fevziut është një rrefim tërheqës dhe realist I jetës dhe kohës të diktatorit Stalinist të SHqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër ëshë një kombinim mjeshtëror I biografisë dhe historisë.
(Nicolas Pano profesor i historise ne Universitetin e Ëestern Illinoisit USA)
Te kuptosh Shqiperine kerkon te njohesh burrin qe e dominoi mizorisht dhe me sharm per 41 vite, te gjithefuqishmin 'xhaxhin enver'. Ne kete liber Blendi Fevziu sjell jeten dramatike te diktatorit, ardhjen e tij ne pushtet, rritjen e tij dhe diktaturen dhe vendin qe ai la pas vdekjes!
(Fred Abrahams, autor i "Shqiperia moderne nga diktatura ne demokraci".)
Libri i Blendi Fevziut i bazuar ne kerkime te gjera te le pa fryme. Ai sqaron shume mite per diktatorin Enver Hoxha dhe ofron te dhena se si Hoxha e mori dhe e konsolidoi pushtetin, dhe me pas se si abuzoi me pushtetin e tij per t'i imponuar nje nga regjimet me te egra diktatoriale qe ka pasur Europa. Nje liber superb dhe i shkruar mjeshterisht nga Blendi Fevziu, Enver Hoxha eshte nje liber i detyrueshem per ata qe jane te interesuar ne historine e trazuar te Shqiperise se pas luftes se dyte boterore.
(Elez Biberaj, autor i librit "Shqiperia ne tranzicion, rruga e veshtire drejt demokracise")
Në linkun ku publiku anglishtfolës mund të blejë librin, mësohet që çmimi për librin e printuar do të jetë 25 Paund dhe 45 $.