Franz Kafka, mbahet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Vepra e tij përfshin libra si Metamorfoza (1912) apo romane, përfshirë Procesi (1925), Kështjella (1926) etj. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë botuar nga shoku i ngushtë Max Brod, i cili nuk e zbatoi dëshirën e Kafkës për t’i shkatërruar dorëshkrimet. Letërsia e tij vazhdon të pëlqehet edhe sot dhe Albert Camus, Gabriel García Márquez dhe Jean-Paul Sartre janë disa nga shkrimtarët e ndikuar nga ai. BBC, u ka kërkuar lexuesëve shprehjet më të pëlqyera të Kafkës dhe ky është rezultati.  

Libri duhet të jetë shpata për detin e ngrirë që kemi brenda vetes.

Franz Kafka, në një letër për Oskar Pollak 1904

Ka një sasi të pafundme shprese në univers, por jo për ne

Franz Kafka në një letër për Milena Jesenska, 1920

Disa mohojnë ekzistencën e mizeries, duke treguar diellin. Ai mohon ekzistencën e diellit duke treguar mizerien.

Franz Kafka, ditari.

Gëzimi i jetës rridhte me aq pasion të zjarrtë nga gryka e tij, sa për spektatorët nuk ishte e lehtë ta përballonin tronditjen që shkaktonte.

Franz Kafka, nga historia e shkurtër “Artisti i uritur”

Qëndro në tavolinën tënde dhe dëgjo. Madje, as mos dëgjo, vetëm prit. As mos prit, qëndro plotësisht  i palëvizur dhe vetëm. Bota do të prezantojë veten e saj pa maskë, nuk do mund të bëjë gjë tjetër, ajo do të përpëlitet në ekstazë në këmbët e tua.

Franz Kafka, Procesi

Mos e përkul, mos e zbut, mos u përpiq ta bësh të logjikojë, mos e ndrysho shpirtin tënd në përputhje me modën. Përkundrazi, ndiq obsesionet e tua më të fuqishme, pa mëshirë.

Nga parathënia e librit me historitë e shkurtra të Franz Kafkës, shkruar nga Anne Rice.