Dje në Tiranë, u zhvillua ceremonia e promovimit të librit “Të vërtetat që mbartim,” autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris. Në këtë libër, Harris rrëfen rrugëtimin e saj si bijë emigrantësh që arriti të bëhet Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë dhe më pas zv.Presidente e parë me rrënjë afrikano-jugore dhe aziatike, duke sfiduar përpjekjet për të hyrë në Zyrën Ovale.

Në ceremoninë e promovimit, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, prezantoi parathënien e librit, ku shpalosi mendimet dhe përjetimet e saj rreth figurës së Kamala Harris. Rama theksoi se në leximin e librit u ndesh me një figurë të fortë, që reflekton qartë një jetë pa kompromis për parimet, liritë dhe të drejtat. Ajo tha se karriera e Harris ishte kaq graduale, sa u kthye në një model të rrallë për rolin që mund të ketë një prokuror apo politikane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shtëpia Botuese Mediaprint (@shtepia_botuese_mediaprint)

Linda Rama shpjegoi se parathënien e kishte shkruar me fokusin tek liritë e fituara dhe mbi profilin e një lideri që mbart vlera të një demokracie të shëndetshme. “Kam nënvizuar në parathënie se kërcënimet për liritë e fituara nga brezat e kaluar janë reale dhe do të bëhen edhe më të pranishme për brezat që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike,” tha ajo. Rama shtoi se ky libër i Kamala Harris të jep mundësinë për të reflektuar si qytetar dhe prind mbi vlerën e vërtetë të lirisë dhe drejtësisë.

Linda Rama reflektoi gjithashtu mbi kontekstin e veçantë që Shqipëria e ka përjetuar në këto 30 vite të tranzicionit demokratik, duke e ndier veten të lidhur me sfidat dhe arritjet e demokracisë amerikane.

Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018. Kamala nuk do të hyjë në Zyrën Ovale dhe botuesja tha: “pavarësisht si erdhën gjërat…” Gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Dhe kjo është bukuria e demokracisë që popujt vendosin dhe tranzicioni ynë i 30 viteve na ka mësuar se populli nuk gabon. Dhe në shumë dimensione të të gjithë diskutimit që bëhet sot për kandatin fitues apo humbës, një përjetim tjetër që unë kam patur ka qenë: Po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka patur në këto 30 vite sa në të gjitha debatete që bëhen ne e ndjejmë veten si të jemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç është konteksti i SHBA.

Në libër, bashkëshortja e kryeministrit shprehet se, parathënia është bazuar në dy momente; ‘liritë dhe të drejtat’ dhe ‘profili i prokurorit’.

Në parathënie kam nënvizuar se; “kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale dhe më shumë të ngjarë do të bëhen dhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike.Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala. Ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria dhe të drejtat të jep mundësinë të reflektosh, si prind dhe qytetar”- tha ajo.

Në “Të vërtetat që mbartim,” Harris zbulon një rrugëtim të ndërlikuar, që përfshin betejat dhe sukseset e saj nga jeta si një emigrante e brezit të parë, deri tek përpjekjet e saj për të sjellë ndryshim si prokurore dhe zv.presidente. Ky libër, i cili flet për të drejtat, barazinë dhe sfidat e një shoqërie që kërkon drejtësi, mbart në vete frymën e një udhërrëfimi për ata që synojnë të bëhen pjesë e ndryshimeve shoqërore dhe politike.