Pas fitores së çmimit “Oscar”, ndryshimet në jetët e aktorëve janë të mëdha. Sipas një studimi të fundit në Toronto, aktorët meshkuj në veçanti, preken më tepër nga “fatkeqësia” në jetën dashurore sesa në fushën profesionale. Ndaj edhe besëtytnitë janë forcuar në këtë moment. Duket si një lloj miti mallkimi ajo që ndodh pas këtij çmimi. Shumë yje janë ndarë nga partnerët dhe shkaku ka qenë pikërisht ajo kupa e artë e çmimit “Oscar”.
Mallkimi i çmimit “Oscar”-it daton që nga vitet 1930 dhe në epokën e artë të Hollywood-it. Luise Rainer, e para aktore që fitoi disa çmime “Oscar”, ua hodhi fajin fitoreve të saj për “The Great Ziegfeld” më 1936-ën dhe “The Good Earth” më 1937-ën, për rënien e menjëhershme të karrierës së saj.
Studimi konfirmoi se ka më pak role për femrat aktore sesa për meshkujt aktorë. Aktorët e martuar marrin pjesë në më shumë filma sesa aktorët e divorcuar. Nga ana tjetër, aktoret e divorcuara marrin më shumë pjesë në filma sesa ato të martuara.
Heronjtë meshkuj të filmave “aksion” kanë më shumë gjasa të divorcohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për femrat, kështu që aktorët, jo aktoret, kanë më shumë gjasa të divorcohen, nëse partnerja e tyre është e kandiduar ose fiton një “Oscar”.
Nicholas Cage, Halle Berry dhe Kirk Douglas, Sam Mendes dhe Sandra Bullock po ashtu kanë rënë “viktima” të çmimit “Oscar”.
Ylli britanik, Kate Winslet, Sandra Bullock dhe Hilary Swank janë mes fitueseve më të fundit që kanë arritur maja të reja në karrierë, por që jetët e tyre personale kanë marrë të tatëpjetën.
Martesa e Kate Winslet, një vit pasi fitoi si aktorja më e mirë për rolin e një roje kampi përqendrimi te “The Reader”, më 2009-n, me Sam Mendes, mori fund.
