Ka nisur në Monte Carlo edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit komik, I vetmi festival kushtuar plotësisht këtij lloji filmi. E reja e rëndësishme për Shqipërinë këtë vit është pjesëmarrja për herë të parë e një aktoreje shqiptare në jurinë e festivalit, Yllka Mujos. Ajo është anëtare e një jurie të përbërë prej pesë vetash, dy italianë, kryetarin Giovanni Veronesi dhe Maria Grazia Cucinotta-n dhe tre të huaj.

Festivali ka nisur në në datën 24 shkurt dhe do të mbyllet pasnesër me zgjedhjen e fituesëve. “2014-a ka qënë një vit popullor për komedinë me filma me shumë të ardhura të cilët kanë konfirmuar që kjo është një gjini kinemaje e preferuar nga të gjithë kategoritë e spektatorëve. Miliona njerëz kanë shkuar në mijëra kinema rreth globit për të zbuluar diversitetin e stileve të komedisë që janë prezantuar gjatë këtij viti”, ka thënë presidenti i këtij festivali, Ezzio Greggio.

Peter Bogdanovich, regjisori dhe aktori qe hapi festivalin, Ezio Greggio president i ketij festivali dhe Yllka Mujo

Në faqen zyrtare të këtij festivali, Yllka Mujo prezantohet si një nga aktoret më të famshme në Shqipëri me 100 e ca role në teatër dhe film.

Yllka me te bijen, aktoren Elia Zaharia