Edhe këtë vit, Oscars nuk do të ketë prezantues. Njësoj si 2019-ta, edhe viti 2020 nuk do të ketë një personazh që do ta drejtojë këtë eveniment të rëndësishëm të ndarjes së çmimeve Oscar. Oscar do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë botën më datën 9 shkurt. Karely Burke presidentja e ABC ka konfirmuar se edhe këtë vit nuk do të ketë një prezantues tradicional.

ABC ka bërë një presion të konsiderueshëm në Akademi për të bërë disa ndryshime thelbësore pas rënies së shikueshmërisë në vitin 2018.

Vitin e kaluar, fakti që ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk kishte prezantues, kjo gjë rriti vlerësimin e shikuesve. Akademia është e bindur që nuk mund të gjejë një prezantues ideal, pasi ata që kanë drejtuar vite me parë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kanë marrë kritika të pamëshirshme.

Ndërkohë, sa i përket filmave që janë pretendent për të fituar çmim Oscar, ata janë: “Joker,” “Jojo Rabbit” ,“Parasite” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” si edhe “The Irishman” dhe “Marriage Story.”