Sonte është nata më e madhe e vitit për Hollywood-in: Academy Awards! Para se të nisë ceremonia e çmimeve 2020, mësoni se si mund ta ndiqni online Oscars dhe të mos humbni çdo sekondë.

Është dita kur e gjithë prodhimtaria e industrisë së filmit do të marrë vlerësimet e një viti. Cilët kanë qenë filmat më të mirë të këtij viti, cili do të jetë filmi më i mirë i të gjithë komponentëve dhe shumë pikëpyetje të tjera do t’i zbuloni sonte vetëm pas disa orësh, në edicionin e 92-të të Akademisë Oscars.

Të gjitha pikëpyetjet do t’i zgjidhni duke e ndjekur ceremoninë që nis në orën 8:00 (2.00 e mëngjesit për ne).

Oscars do të jenë live në ABC, sipas faqes zyrtare të Oscars. Tapeti i kuq do të nisë në 6:30, ndërsa ceremonia nis në 8.00.

Të gjithë fansat që nuk kanë mundësi ta ndjekin nga ekrani, mund ta ndjekin eventin online në ABC.com ose në aplikacionet e ABC. ABC ka akses në internet edhe në platformat si SlingTV, Hulu me Live Television, YouTube TV.