Nëse jeni duke kërkuar për mënyra se si t’i mbani fëmijët gjithë ditën në shtëpi dhe si të kurseni kohë për veten. Këtu do të gjeni një përmbledhje që do t’i japë fund shqetësimeve tuaja. Nga klasikët deri tek perlat e fundit, këto janë disa nga filmat që do të argëtojnë dhe mësojnë fëmijët tuaj në të njëjtën kohë. Këto janë 5 filma nga Netfilx, të cilët patjetër fëmijët do t’i shijojnë.

1. Kristofer Robin (Christopher Robin)

Nëse dëshironi t’i mësoni fëmijës vlerën e miqësisë së vërtetë, shkoni tek Kristofer Robin, i Marc Foster. Ky film na kthen pas në jetën e Kristoferit, i cili tani është një i rritur që bën një punë të lodhshme. Ai është i pakënaqur, por kur kthehet përsëri në fëmijëri, kujtimet e çojnë tek Winnie the Pooh.

2. Jeta sekrete e kafshëve shtëpiake 2 (Secret Life of Pets 2)

Pasi u mësua me një qen gjigant të çuditshëm që kujdestari i tij solli në shtëpi, Max do të përballet me një sfidë më të madhe se kjo. Katie tashmë është martuar dhe ka një fëmijë, duke bërë që Max të luftojë më shumë për të tërhequr vëmendjen e saj. Por shpejt, ai e gjen veten të lidhur me fëmijën, ndërkohë që ndihmon edhe miqtë në një aventurë tërësisht të re.

3. Një rrudhë në kohë (A Wrinkle in Time)

Ky film për fëmijë ju çon në një kërkim magjik për të gjetur babain e një adoleshenteje. Me ndihmënën e mikut dhe vëllait të saj, Meg duhet të zgjidhë misterin e zhdukjes së babait dhe të udhëtojë në kohë me krijesat që lidhen me të.

4. Benji

Një përpunim i klasikut të 1974-ës, Netflx ju ndihmon ta vizualizoni Benji-n në një mënyrë të re. Historia rrotullohet rreth një qenushi jetim, të quajtur Benji, i cili krijon miqësi me 2 fëmijë shkolle. E keqja gjen rrugën për tek fëmijët dhe ata rrëmbehen dhe kjo zgjat deri në momentin kur miu i tyre më i mirë me gëzof vjen për t’i shpëtuar.

5. Princi i Vogël (The Little Prince)

Një ndër filmat më të mëdhenj të animuar ndonjëherë, Princi  Vogël, është një film që duhet parë patjetër jo vetëm nga fëmjët, por edhe nga prindërit. Sa e rëndësishme është për të studiuar dhe për të pasur një plan, aq e rëndësishme është të vlerësosh edhe gjërat që ke përreth dhe për të provuar shansin.  Kjo portretizohet në mënyrën më të mirë të mundshme përmes një vajze shkolle të palodhur dhe shumë të disiplinuar dhe fqinjit të saj plot jetë.