Nëse ka diçka që të gjithëve na pëlqen të bëjmë në kohën e lirë, është të shikojmë filma e seriale. Netflix ka shoqëruar shumë njerëz gjatë kohës së karantinës dhe të gjithë mundohemi të gjejmë pak kohë të lirë për t’i mbyllur darkat me një tas me kokoshka para, duke parë serialet e preferuara.

Nëse sapo keni mbaruar një serial dhe jeni në kërkim të një tjetri për të shtyrë darkat, Doja Mema ka plot 9 sugjerime për ju.

“Nëse do të kërkoja një fjalë për të përkufizuar vitin “2020”, pas asaj që për çështje etike nuk mund ta shkruaj këtu, e dyta që më vjen është “Netflix”. Këta janë disa prej serialeve të mi të parapëlqyer (sepse IG s’të linte të vendosje më shumë se kaq)”, -ka shkruar Dojna.

Më poshtë keni 9 sugjerimet e saj!

The 100
"Sense8" I Am Also A We
Stranger Things
Peaky Blinders
Locked Up
Black Mirror
Money Heist
When They See Us
Lucifer