Numërimi mbrapsht për sezonin e katërt të "The Crown" në Netflix, ka filluar. Për të gjithë ju që jeni të fiksuar me familjen mbretërore dhe me serialin "The Crown", trajleri është publikuar dy ditë më parë dhe ka nxjerrë elementin 'përrallë' midis marredhënies së Princeshës Diana me Princin Charles, adhurimin e Dianës nga publiku dhe ardhjen e Margaret Thatcher në skenën politike.

Ndërkohë, ka pasur shumë fotografi që janë publikuar, të realizuara gjatë xhirimeve, ku shohim Emma Corrin si Diana dhe Gillian Anderson si Thatcher.

Peter Morgan, krijuesi i këtij seriali, ka zbuluar më parë se sezoni i katërt do të thellohet në betejat dhe vështirësitë me të cilat përballet Diana, në marrëdhënien me Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgut.

"The Crown" i jep mundësinë Emma Corrin për rolin e saj më të madh në eksperiencën si aktore. Gjithashtu, ajo i ka ndarë emocionet e saj me ndjekësit e instagramit që në prill të vitit kaluar.

Në një deklaratë për lajmet rreth serialit, Corrins është përgjigjur: "Të bashkohem me këtë familje tepër të talentuar aktrimi, për mua është surreale. Princeshë Diana ishte një ikonë dhe efekti i saj në botë mbetet i thellë dhe frymëzues. Ta eksplorosh atë përmes shkrimeve të Peter Morgan është mundësi e jashtëzakonshme."

Premiera e sezonit të ri do të fillojë më datë 15 nëntor në Netflix.