Nëse ka diçka të bukur për të cilën do të mbahet mend gjatë karantina e këtij viti, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, është, pa dyshim, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”. Filmi që bëri të qajë i madh e i vogël, është nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Në njoftimin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me një juri të përbërë nga 16 persona, ku gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar”, është nominuar kandidati i Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar.

Juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar, ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”.

Filmi i vitit 2019 tërhoqi vëmendjen e artdashësve në Ballkan, e veçanërisht në mesin e shqiptarëve.

Aktorët e filmit të famshëm janë Aras Bulut ?ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, ?lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.