Lady Gaga “pushtoi” internetin të martën pasi postoi një foto nga seti i filmit të ardhshëm të Ridley Scott, "House of Gucci".

Veçse i bëri të gjithë të flasin për prodhimin e ardhshëm, fotografia ndezi imagjinatën në mediat sociale falë veshjeve retro që mbante këngëtarja dhe kolegu i saj Adam Driver, të cilët interpretojnë përkatësisht Patrizia Reggiani-n dhe ish-burrin e saj, manjatin e modës.

Bazuar në romanin "House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” (Shtëpia e Gucci-t: Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë), filmi ka të bëjë me dinastinë e famshme familjare dhe tregon rënien në jetën reale të Reggiani-t, e cila u dënua për komplotin e vrasjes së Gucci-t. Shefi i modës u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, ndërsa ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg për orkestrimin e atentatit.

Veshur me një kapelë të bardhë dhe e mbuluar me bizhuteri prej ari, Gaga krijon një ngjashmëri të jashtëzakonshme me shoqërinë italiane. Ajoe mbishkroi imazhin thjesht "Signore e Signora Gucci”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Driver, ndërkohë, shfaqej në fotografi me një triko të bardhë kremiâ?? dhe syze të mëdha, si dhe me një xhaketë të bardhë të lidhur në bel. Disa fotografi të aktorit në prapaskena, i veshur me kostum, u shfaqën në internet në fillim të javës.

Filmi, i cili aktualisht është duke u xhiruar në Itali, është planifikuar të shfaqet në nëntor. Pjesë e tij do të jenë edhe Al Pacino, Jeremy Irons dhe Jared Leto.

Roli i fundit i madh në ekran i Gaga-s ishte në "A Star Is Born", ku ajo fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale dhe mori një nominim për aktoren më të mirë.