Sot, rinis “Tri motrat” në skenën e Teatrit Kombëtar. E ndërtuar me dy grupe aktorësh nga regjisori Hervin Çuli, kjo shfaqje ngjit mbi skenë dy aktore për rolin e Mashës dhe Olgës. Dhe sonte, Masha nuk do të jetë Gladiola Harizaj, por Erjona Kakeli, e cila në 11 janar, ka lindur vajzën e saj të parë.

"Teatri Kombëtar uron nga zemra aktoren Erjona Kakeli për ardhjen në jetë të vajzës së saj Margi, i urojmë shëndet e jetë të gjatë vogëlushes dhe suksese Erionës në premierën e saj të sotme në shfaqjen "Tri Motrat" në rolin e Mashës!" uron institucioni aktoren duke konfirmuar edhe emrin e vajzës së Erjona Kakelit dhe Salsano Rrapit.

Për shfaqjen “Tri motrat”, janë rezervuar që të hënën, të gjitha biletat e kësaj jave, ndërsa Teatri ka nisur të bëjë rezervimet për shfaqjet e fundjavës së ardhshme, në datat 29, 30, 31 janar.