Joaquin Phoenix do të rikthehet pas 3-vjetësh me një seri të dytë të filmit, ‘Joker: Folie à Deux”

Klouni i famshëm do të vijë përsëri për një tjetër film solo. Shkrimtari dhe regjisori i Joker, Todd Phillips postoi një foto në Instagram me kopertinën e skenarit duke konfirmuar se aktualisht është duke punuar për Joker 2 – ose siç e quan ai, skenari “Joker: Folie à Deux”.

Së bashku me foton e skenarit, Phillips postoi edhe një foto të vetë Jokerit, Joaquin Phoenix. Me sa duket, konfirmon kështu që Phoenix do të kthehet për të përsëritur rolin e tij në vazhdimin e filmit të 2019-ës.

Detaje të tjera të skenarit nuk janë zbuluar nga Phillips, por disa medie ndërkombëtare kanë aluduar se mund të jetë e ftuar në film edhe partnerja e Joker-it, Harley Quinn, personazh i luajtur nga Margot Robbie.