Çmimet Oscar po afrojnë dhe ka shumë njerëz që mezi presin të zbulojnë cili aktor do të fitojë dhe cili regjisor do të vlerësohet për punën e bërë, por ka edhe më shumë njerëz që mendojnë për regjisorët që duhej të ishin vlerësuar. Çdo vit, një Çmim Akademik, Oscar, cilësohet si vlerësimi më i madh që një regjisor mund të marrë, por shpesh vlerësohet filmi i gabuar dhe nderohet aktori i gabuar.
Aktorët kanë mundësinë që të nominohen për disa role, por regjisorët kanë tendencën të punojnë vetëm me një film në vit, që do të thotë se mundësitë që kanë për të fituar janë më të vogla.
Qoftë për arsye personale, politike, apo sepse nuk u ka ardhur akoma koha, disa regjisorë nuk marrin çmimin e shumëpritur sado të talentuar apo të respektuar të jenë. Siç tha dhe Harvey Keitel kur Martin Scorsese humbi në kategorinë e regjisorit më të mirë ndaj Kevin Costner në 1991: “Ndoshta Scorsese mori atë që meritonte, përjashtim nga mediokriteti”.
Kjo listë përfshin regjisorët e Hollywood-it të cilët nuk kanë fituar asnjëherë asnjë çmim Oscar. Disa prej tyre kanë fituar një Oscar në një kategori tjetër, por për arsye të panjohura ata kanë shkuar në shtëpi duarbosh kur bëhej fjalë për vlerësimin e punës së tyre.
Një pjesë e këtyre regjisorëve nuk jetojnë më dhe si rrjedhojë nuk mund të marrin asnjëherë një Oscar, por për të tjerët ka akoma shpresë.
Ridley Scott

Është për të ardhur keq që aftësia e Scott për të krijuar një botë të re nëpërmjet talentit të tij si regjisor nuk është vlerësuar siç duhet. Megjithatë, puna e tij është një provë mëse e mjaftueshme për të treguar se vërtet e meritonte një çmim Oscar. Filmat e tij janë Alien, Blade Runner, American Gangster, Thelma and Louise, Gladiator dhe The Martian. Duket se filmat për të cilët Scott është nominuar janë gjithmonë më pak të vlerësuar se sa nominimet e regjisorëve të tjerë.
Filmat për të cilët është nominuar janë: Thelma and Louise (1991), Gladiator (2000), Black Hawk Down (2001)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Blade Runner (1982).
David Lynch

Gjatë karrierës së tij, Lynch është nominuar tri herë, nominimi i parë ishte për The Elephant Man në 1981, por humbi ndaj Robert Redford me filmin Ordinary People. Në 1986 u nominua për kryeveprën Blue Velvet, por përsëri humbi në përballjen e tij me Oliver Stone. U deshën 15 vjet që Lynch të nominohej përsëri për filmin Mulholland Drive në 2001, një film psikologjik dhe mister, por që sërish humbi ndaj regjisorit Ron Howard për filmin A Beautiful Mind. Një tjetër film i vlerësuar pozitivisht nga fansat, por edhe nga kritikët, ishte Eraserhead, por që Akademia nuk e vlerësoi aspak, pasi nuk e përfshiu as ndër filmat e nominuar.
Filmat e nominuar: The Elephant Man (1981), Blue Velvet (1986), Mullholland Drive (2001)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Mullholland Drive (2001).
Arthur Penn

Penn është një tjerë regjisor që me filmat e prodhuar tregoi se ishte shumë para kohës së tij. Me filmin Bonnie and Clyde në 1967, të cilësuar si filmi i gjeneratës së re të Hollywood-it, Penn theu të gjitha tabutë duke e përshtatur me brezin e ri. Me këtë film ai u nominua për kategorinë regjisori më i mirë, por humbi përballë filmit The Graduate të regjisorit Mike Nichol. Filma të tjerë të Penn me të cilët duhet të nominohej janë The Miracle Worker, Alice’s Restaurant, Night Moves. Filmi Bonnie and Clyde përfundimisht vlerësohet si një ndër filmat e krijimit të bazës së kinematografisë amerikane dhe duhet të kishte fituar një Oscar.
Filmat e nominuar: Bonnie and Clyde (1967), The Miracle Worker (1962) and Alice’s Restaurant (1969)
Filmi që duhet të kishte marrë një Oscar: Bonnie and Clyde( 1967).
Fritz Lang

Lang është një regjisor gjerman por puna e tij është bazuar në Hollywood. Projektet e tij dallojnë në zhanret policeske dhe thriller, disa nga të cilët janë: Metropolis, M, Fury, The Big Heat, You only live Once dhe While the City Sleeps. Lang nuk u nominua për asnjë film, por duhet të kishte fituar një Oscar për The Big Heat (1953).
Filmat e nominuar: Asnjë
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: The Big Heat (1953)
Charlie Chaplin

Charlie Chaplin njihet në histori i një ndër autorët më të profilizuar të kohës së tij, por edhe një nga figurat më të dalluara të historisë së kinematografisë. Pavarësisht se ai mori pjesë në çdo film që krijoi, të cilët pa përjashtim u konsideruan suksese të jashtëzakonshme, asnjëherë nuk u votua për një çmim Oscar. Disa nga filmat e tij ishin krijuar shumë përpara ceremonisë së parë të çmimeve Oscar, por përsëri kishte projekte të cilat duhet të vlerësoheshin me këtë çmim. Filmat e tij janë City Lights, Modern Times dhe The Great Dictator, Limelight, The Circus. Ai fitoi 3 çmime Oscar, por asnjë prej tyre për regji. Për herë të parë, Chaplin u nominua për katër kategori, por fitoi vetëm një çmim nderi për gjenialitetin e tij në regji, aktrim dhe skenar për filmin Circus.
Filmat e nominuar: Asnjë
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Modern Times (1936)
Ernst Lubitsch

Lubitsch i ka kushtuar 40 vjet të karrierës së tij prodhimit të filmave komedi. Ai është nominuar tri herë, por ka fituar vetëm një çmim nderi në 1947, pak muaj para vdekjes. Disa nga filmat janë The Patriot, The Love Parade, Heaven Can Wait, To Be or Not To Be, Trouble in Paradise dhe The Shop Around the Corner.
Filmat e nominuar: The Patriot (1928), The Love Parade (1929), Heaven Can Wait (1943)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Trouble in Paradise (1932)
Howard Hawks

Hawks ishte një ndër themeluesit e Hollywood-it, i preferuar midis audiencës dhe kritikëve, prandaj është për t’u habitur që nuk ka fituar asnjë çmim. Projektet e tij përfshinin disa zhanre si komedi, kriminalistikë, fantashkencë etj, nëpërmjet filmave: Bringing Up Baby, His Girl Friday, Scarface, The Big Sleep, John Wayne, The Thing from Another World, Sergeant York për të cilin është nominuar, por nuk ka fituar.
Filmat e nominuar: Sergeant York (1941)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: The Big Sleep (1946)
Sam Peckinpah

Filmat e Peckinpah trajtonin konfliktin midis vlerave dhe idealeve, si dhe dhunën midis shoqërisë, prandaj është e çuditshme që Akademia nuk i dha asnjëherë një çmim. The Wild Bunch, 1969, dallon si një nga filmat më të mirë të kohës me përdorimin për herë të parë të efektit slowmotion, editimit të shpejtë dhe përdorimin e shumë skenave, prandaj duhet të kishte fituar një Oscar. Ai u nominua vetëm një herë gjatë gjithë karrierës së tij, por jo si regjisori më i mirë dhe nuk fitoi asnjë Oscar. Disa nga filmat janë The Wild Bunch, Straw Dogs, Bring Me the Head of Alfredo Garcia, Pat Garret dhe Billy the Kid.
Filmat e nominuar: Asnjë
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: The Wild Bunch (1969)
Cecil B DeMille

Filmi i tij The Squaw Man është filmi i parë që u xhirua në Hollywood. DeMille u nominua vetëm dy herë me çmimin e nderit Irving G. Thalberg dhe fitoi vetëm një çmim Oscar, jo si regjisor, por për Best Picture me filmin The Greatest Show on Earth. Disa nga filmat e tij janë: The Greatest Show on Earth (1953) dhe The Ten Commandments për të cilin duhet të kishte fituar një Oscar si regjisori më i mirë i vitit.
Filmat e nominuar: The Greatest Show on Earth (1953)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: The Ten Commandments (1956)
Sidley Lumet

Çdo vit xhironte mesatarisht një film duke filluar me 12 Angry Men në 1957 dhe duke përfunduar me Before the Devil Knows You’re Dead në 2007. Ai gjente metodën e duhur për të treguar një histori. Lista e filmave përfshin 12 Angry Men (1957), Dog Day Afternoon (1975), Netork (1976), The Verdict (1982) dhe filmi për të cilin duhet të kishte fituar një Oscar është Network. Pavarësisht se nuk fitoi asnjë çmim, Lumet ishte mëse i vlerësuar nga kolegët e tij të cilët janë shprehur: “Puna e tij jeton bashkë me ne përgjithmonë. Është më e rëndësishme se një Oscar”.
Filmat e nominuar: 12 Angry Men (1957), Dog Day Afternoon (1975), Network (1976), The Verdict (1982)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Network (1976)
Orson Welles

Është e vështirë të gjesh një argument se përse Welles nuk arriti të fitonte një çmim Oscar si regjisori më i mirë gjatë karrierës së tij, duke parë veçantinë e çdo filmi. Citizen Kane, Touch of Evil, The Mgnificent Ambersons, The Lady from Shanghai, Chimes at Midnight janë disa nga kryeveprat e krijuara nga Welles. Megjithëse u nominua vetëm për Citizen Kane, ai nuk fitoi dot një Oscar.
Filmat e nominuar: Citizen Kane (1941)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Citizen Kane (1941)
Stanley Kramer

Kramer dallon për filmat me tema të ndjeshme që preknin shoqërinë, por që në atë periudhë asnjë regjisor nuk guxonte t'i përmendte, si fashizmi, lufta nukleare, racizmi etj. Gjatë karrierës së tij ai pati 80 nominime dhe fitoi vetëm 16, ndërsa për kategorinë e regjisorit më të mirë u nominua vetëm tri herë. Disa nga filmat janë Judgement at Nuremberg, The Defiant Ones, Guess Who’s coming to Dinner, On the Beach, Inherit the Wind dhe It’s a Mad, Mad, Mad, Mad world.
Filmat e nominuar: The Defiant Ones (1958), Judgement at Nuremburg (1961), Guess Who’s Coming to Dinner (1968)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: The Defiant Ones (1958)
Robert Altman

Është surprizuese që Altman nuk ka fituar asnjë Oscar kur është një ndër të paktët regjisorë që ka fituar një Golden Bear në Berlin, Golden Lion në Vjenë dhe Golden Palm në Kanë. Ai cilësohej antihollywod-ian sepse i pëlqente që filmat e tij të paraqisnin një botë tjetër, të pavarur. Disa nga filmat për të cilët është nominuar janë: MASH (1970), Nashville (1975), The Player (1992), Short Cuts (1993), Gosford Park (2001) dhe Nashville cilësohet si një nga filmat që duhet të kishte fituar një Oscar.
Filmat e nominuar: MASH (1970), Nashville (1975), The Player (1992), Short Cuts (1993), Gosford Park (2001)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Nashville (1975)
Stanley Kubrick

Kubrick u nominua për disa kategori për 2001: A Space Odyssey, Dr. Strangelove, A Clockwork Orange dhe Barry Lyndon, por si regjisori më i mirë nuk fitoi asnjë çmim. Ai fitoi një Oscar për efektet speciale në 2001. Kubrick dallohej për veçantinë e filmave të tij dhe përkujdesjen deri në perfeksion për çdo detaj apo skenë.
Filmat e nominuar: Dr Strangelove (1964), 2001: A Space Odyssey (1968), A Clockwork Orange (1971), Barry Lyndon (1975)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: 2001: A Space Odyssey (1968)
Alfred Hitchcock

Hitchcock është regjisori i vlerësuar si Mjeshtr i Suspancës në filmat e tij me një regji brilante, por asnjëherë nuk fitoi një çmim nga Akademia. Vetëm një film i Hitchcock ka fituar Best Picture dhe pavarësisht disa nominimeve Lifeboat, Spellbound, Rear Window, Psycho, asnjë Oscar për regji. Hitchcock ka realizuar edhe North by Northwest, Vertigo dhe The Birds or Notorious.
Filmat e nominuar: Rebecca (1940), Lifeboat (1944), Spellbound (1945), Rear Window (1954), Psycho (1960)
Filmi që duhet të kishte fituar Oscar: Psycho (1960)
tasteofcinema.com