Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, shënuan daljen e tyre të parë si çift i fejuar zyrtarisht në tapetin e kuq të premierës së filmit "Joker: Folie à Deux" në Festivalin e Filmit në Venecia. Çifti mbërriti në qytetin e romantik të Venecias dy ditë më herët nga se ishte parashikuar, ndoshta për të shijuar atmosferën magjepsëse të qytetit. Diamanti madh që Lady Gaga mbante në dorë, tregon se çifti është duke ecur me hapa të shpejtë drejt martesës.
Gjatë katër viteve të lidhjes së tyre, Lady Gaga dhe Polansky janë shfaqur publikisht herë pas here, me natyralitet dhe thjeshtësi. Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në shkurt të vitit 2020, pas Super Bowl-it të Miamit, kur Gaga publikoi një foto të tyre të përqafuar, pranë detit, në Instagram, me përshkrimin: "U kënaqëm shumë në Miami."
Polansky, i cili është 46 vjeç dhe ka një arsimim të avancuar në matematikë dhe informatikë nga Universiteti i Harvardit, është një sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtor ekzekutiv i Parker Foundation, një organizatë filantropike. Çifti mendohet të jetë takuar gjatë disa eventeve bamirësie. Pavarësisht profilit të lartë të Lady Gagas, Polansky preferon të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, duke i dhënë yllit të pop-it hapësirën për të shkëlqyer në botën e saj artistike.
View this post on Instagram
Lidhja e tyre është përforcuar gjatë viteve, përfshirë periudhën e pandemisë, ku çifti ndau momente intime përmes videove në rrjete sociale. Një nga paraqitjet e tyre publike më të rëndësishme ishte në janar 2021, gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden, ku ata mbërritën dorë për dore.
Së fundmi, fejesa e tyre u bë publike në korrik 2023, kur Lady Gaga prezantoi Polansky si të fejuarin e saj gjatë një takimi me kryeministrin francez në Paris. Të afërmit e tyre sugjerojnë se çifti po sillet si i martuar prej kohësh, dhe ka gjasa që së shpejti ata të bëhen prindër, një dëshirë që Lady Gaga e ka shprehur në të kaluarën.
Sipas miqve të çiftit, Polansky e dashuron Lady Gagan, por është i dashuruar me Stefani-n (emri i vërtetë i këngëtares).