Një nga sitcom-et më të njohura të të gjitha kohërave, “Friends”, ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierat e Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer gjatë transmetimit të tij nga viti 1994 deri në 2004.
Edhe pas 20 vitesh që nga përfundimi i serialit, aktorët e “Friends” vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha nga të drejtat e autorit. Ata thonë se mund të fitojnë deri në 20 milionë dollarë në vit, kryesisht nga përsëritjet dhe shpërndarja e serialit në platformat e ndryshme streaming.
“Friends”, seriali që ndjek jetën e gjashtë miqve në New York, vazhdon të jetë një burim i madh të ardhurash për Warner Bros. Ai i sjell studios një fitim vjetor prej 1 miliard dollarësh, dhe si rezultat, protagonistët e serialit përfitojnë një shpërblim prej 2 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Kjo ka bërë që aktorët të vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha çdo vit, edhe pas mbylljes së serialit në vitin 2004.
Në një intervistë, Vincent Ventresca, i cili luajti “Fun Bobby” në Friends, zbuloi se ai merr vetëm 2,000 dollarë në vit nga të drejtat e autorit për dy episodet ku ka marrë pjesë. Kjo tregon se aktorët me role më të vogla në serial mund të fitojnë nga 15,000 deri në 20,000 dollarë çdo vit nga përsëritjet dhe shpërndarja e serialit. Pjesëmarrësit që luajtën role më të rëndësishme, si Elliot Gould dhe Christina Pickles, që interpretuar prindërit e Ross dhe Monica, gjithashtu përfitojnë shuma të konsiderueshme nga të drejtat e autorit, duke treguar se edhe aktorët në role më të vogla mund të gëzojnë përfitime të rëndësishme financiare nga popullariteti i përhershëm i serialit.