Të hënën, më 9 maj, në Teatrin kombëtar do të luhet premiera “Një jetë me ty”.

“Autori dhe regjisori Erion Kame realizon shfaqjen “Një jetë me ty”.  Shfaqja tregon se Ai dhe Ajo janë një çift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes. Gruaja e interpreton krejt ndryshe nga i shoqi. Sipas saj,  kjo vajzë po prish marrëdhënien e tyre. Pas një skene të një ngatërrese të madhe lidhja tyre merr fund. Por vuajtja tyre është e madhe pa njëri - tjetrin. Ardhja në jetë e fëmijës së dytë është shkaku për të sqaruar gjithë mosmarrëveshjet e tyre dhe të rilidhen. Por jo çdo gjë do vazhdojë në harmoni mes tyre.... përgjithmonë. Me aktorët: Suela Bako, Romir Zalla, Vilma Hodo. Skenografia nga Noset Shijaku. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës”, shkruan Ministria në buletinin e saj informues.

Kjo shfaqje është jashtë programit të TK, ku aktualisht po shfaqet “Mallkimi i fukarenjve” i Sam Shepard.