Prej 30 vjetësh Swatch mbështet artin bashkëkohor edhe falë bashkëpunimit me Bienalen e Venecias, e cila e sheh pjesëmarrjen e markës zvicerane si prezencë të rëndësishme për të tretin vit në vazhdim. Pikërisht tek Giardini dhe Arsenale, vende historike të Bienales Arte 2015, Swatch ka prezantuar Swatch Faces 2015 që mundëson eksplorimin e shumë mënyrave për të kuptuar binomin Swatch & Art.
Në Arsenalin verior (Tesa 100) vizitohet ekspozita e madhe, “ART FROM THE WORLD” “ART NGA BOTA”, e krijuar nga bashkëpunimi krijues mes markës dhe artistëve bashkëkohorë dhe në veçanti projekti “The Swatch Art Peace Hotel”. Bëhet fjalë për një projekt ambicioz projekt i rezidencës së artistëve të vendosur në një pallat historik në Bund të Shanghai që pret të ftojë dhe promovojë punën e shumë artistëve nga e gjithë bota.
Nga Shangai projekti në fjalë ka shkuar në Milano që prej datës 15 tetor. Projekti i instalacionit të Stefano Ogliari Badessi, një instalacion emocional me një imapkt të madh që është vendosur në tarracë, në katin e 5-të të qendrës Swatch të grupit Italian, ish-ofiçinat Borletti në rrugën Washington. S.O.B – emër i koduar Stefano Ogliari Badessi, djaloshi i talentuar italian i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Brera, për të cilën kërkimi për projektin konsiston në vende të vizituara nga artisti dhe në këtë mënyrë tematika janë udhëtimet.
Për të realizuar instalacionet e veta Stefano Ogliari Badessi përdor vetëm objekte që mund t’i zhvendosë lehtësisht. Për në Milano artisti ka menduar për një hapësirë në të cilën të hyjë e të jetojë një eksperiencë emocionale të paharrueshme falë një loje dritash dhe ngjyrash. Për ta realizuar këtë instalacion ka përdorur letra të vogla me ngjyra si ato që përdoren për të paketuar dhuratat dhe një adeziv.
Instalacioni në tarracën e grupit të Swatch Itali nis të vihet në punë përmes disa ndërhyrjeve nëpër dritare ku janë fleta të tjera me ngjyra që përbëjnë veprën. Slogani dhe hashtagu të krijuar enkas për ngjarjen #SWATCHLOVESART përfaqësojnë një moment të impenjimit dhe dashurisë për artin dhe artistët e rinj që Swatch kultivon prej vitesh.



